Sekretari amerikan i shtetit bëri homazhe për Nënë Terezën, reagon Ministri Hoxha: Shpirti i saj vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën

24/05/2026 11:59

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka reaguar në lidhje me nderimin që sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, i bëri Nënë Terezës.

Teksa falenderon Rubion, Hoxha shkruan në “X” se shpirti i Nënë Terezës vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën.

“Faleminderit, Sekretar Rubio @SecRubio, për nderimin e Nënë Terezës, shenjtores së lindur në #Shqipëri e cila la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme dhembshurie, përulësie dhe shërbimi ndaj njerëzimit. Jeta e jashtëzakonshme dhe besimi i thellë katolik i Nënë Terezës mbeten një shembull i gjallë i përkushtimit ndaj atyre që kanë më shumë nevojë për kujdes, vëmendje dhe shpresë.

Shpirti i saj vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën përmes akteve të dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit me më të varfrit dhe më të prekshmit midis nesh. Siç tha ajo me mençuri: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe“, shkruan Hoxha.

Top Channel