E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës
25/05/2026 09:15
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit.
Një fëmijë 7 vjeç është përplasur për vdekje nga një mjet në rrugën Elbasan-Librazhd.
Fëmija duke kaluar rrugën për në shkollë, i ka shpëtuar nga dora nënës dhe është përplasur nga makina.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00, ku automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur fëmijën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel