Sherr mes të moshuarve në Kombinat, plagoset më thikë njëri prej tyre, arrestohet autori

25/05/2026 09:27

Një konflikt mes dy të moshuarve ka përfunduar në plagosje më thike.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit, ndërsa shkak i sherrit kanë qenë motive banale.

Mësohet se autori është arrestuar nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar motivet e plota të ngjarjes.

Kombinat/Më datë 25.05.2026, rreth orës 08:50, është paraqitur në spital, i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, shtetasi A. A., 61 vjeç, banues në Kombinat, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit E. M., 55 vjeç, banues në Kombinat.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel