Wake Up/ Sondazhi: Situata politike po detyron 71.1% të të rinjve të emigrojnë
12/06/2019 15:06

Një sondazh kombëtar i Qendrës Qytetare në bashkëpunim me “Westminster Foundation for Democracy”, mbi qëndrimin e të rinjve mbi politikën, zbulon se ashtu siç pritej, shumica e të rinjve, janë të pakënaqur me situatën politike: vetëm 2.7% e të anketuarve janë të kënaqur me situatën politike.