Wake Up/ Policia e Shtetit: Në dy javë 1968 ndëshkimet për të pabindurit ndaj izolimit
01/04/2020 11:53

Prej disa javësh tashmë, strukturat e Policisë së Shtetit janë të mobilizuara në të gjithë Shqipërinë, në mënyrë që të sigurohet se qytetarët po respektojnë të gjitha rregullat e izolimit. Albert Dervishaj, Drejtor i Rendit Publik në Policinë e Shtetit tha për Wake Up se janë rreth 5000 punonjës policie dhe rreth 500 automjete të angazhuar vetëm për situatën Kovid-19 në vend. Ndonëse pjesa më e madhe janë të ndërgjegjësuar, përsëri ka qytetarë që dalin edhe përtej orarit apo më keq akoma tentojnë që të hapin bizneset e tyre. Gjatë aksioneve të vazhdueshme janë ndëshkuar të gjithë ata që shkelin rregullat me gjobat përkatëse, me heqje të lejes së drejtimit apo edhe me sekuestrim të mjetit në përdorim. "Përpos punës dhe bindjes qytetare ka dhe individë që marrin iniciativën për të thyer rregullat e vetizolimin apo të hapjes së bizneseve. Nga data 16 mars dhe deri sot që flasim (1 prill) nga strukturat e Policisë së Shtetit janë marrë 1968 masa administrative në gjithë vendin; shumica masa për shkeljen e orarit kufizues të lëvizjes (1732 të tilla), 174 masa janë për mos mbylljen e lokaleve të tregtisë. Madje këtu kemi dhe një rast në Tiranë që është përsëritës, pra që edhe pse i ishte vënë gjoba prej 1 milionë lekë të reja personi e hapi sërish lokalin. Për këtë arsyen policia e shtetit mori masën e bllokimit për 6-muaj të lokalit dhe do të procedohet në vazhdim me heqjen e licencës. Ka dhe masa të tjera si lëvizja në parqe dhe zona të tjera (14 raste), bllokim të biçikletave, triçiklet, motorëve etj (42 raste) si dhe masa administrative nga policia rrugore e cila, në këtë periudhë ka marrë 1076 për automjete mjete dhe drejtuese mjeteve duke u hequr lejen e qarkullimit dhe drejtimit. Ndërsa 447 automjete janë lënë për ruajtje në banesat e tyre."- tha Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj. Qytetet me më shumë masa ndëshkimore janë sipas radhës; Tirana Durrësi dhe Fieri.

Partneri i jetës sipas Esther Perel/ Wake Up
10/05 10:27
Si të zgjidhni hotelin e duhur. Ekspertja: Mos u gënjeni nga këto …/ Wake Up
10/05 10:26
Serbët sulmojnë hotelet shqiptare. Analisti: Si e zbuluam!/ Wake Up
10/05 10:25
Policia dixhitale mungon. Blerim Gjeladini: Ja si funksionon!/ Wake Up
10/05 10:23
Loja në Wake Up/ E dashura i bleu Gentit një qese me shtrak-shtruk/ Wake Up
10/05 09:49
Një bashkim fiskal për të gjithë BE-në. Propozimi i shqiptares për eurodeputete!/ Wake Up
10/05 09:42
Emigrantja shqiptare që kandidon për Parlamentin Evropian/ Wake Up
10/05 09:37
Inteligjenca artificiale po ofron miqësi, romancë madje dhe intimitet. Ç’mendoni?/ Wake Up
10/05 09:22
Moti kapriçoz, çfarë do të ndodhë këtë fundjavë!/ Wake Up
10/05 09:13
Mesazhi i koduar, Erjola-Romeo/Reagimi i Heidit, Graciano bën lëvizjen/ Françeska një gango/ Wake Up
10/05 09:11
Ndërhyrjet estetike me plazmë, u infektuan me HIV. Mjeku: Rreziku është i lartë/ Wake Up
09/05 10:46
Zmadhimi i vitheve, pse Anglia e hoqi? Mjeku: Mund të jetë fatal për jetën/ Wake Up
09/05 10:45
Shqiptarët po heqin rrudhat, rriten 50% ndërhryjet estetike në 4 vitet e fundit/ Wake Up
09/05 10:35
Divorci i Princ Lekës dhe Elias! Elia përfiton një apartament, një dyqan dhe një parking/ Wake Up
09/05 10:27
Loja në Wake Up/ Shila para kishte plot, por i mungonte shtrak-shtruk/ Wake Up
09/05 09:41
“FjalaFest”, edicioni i parë i Festivalit të Letërsisë Shqipe në Itali erdhi!/ Wake Up
09/05 09:40
Imazhi i shqiptarëve në Itali nëpërmjet librit. Emrat e njohur që do marrin pjesë!/ Wake Up
09/05 09:38
Cilin film duhet ta shohin të gjithë dhe pse?/ Wake Up
09/05 09:19
Reshje shiu dhe shtrëngata në të gjithë vendin. Ja sa do shënojë termometri/ Wake Up
09/05 09:10
E drejta me Julin apo Eglën? Graciano provokon Romeon/Erjola në finale!/ Wake Up
09/05 09:10