Wake Up/ Cili infekton më shumë gripi sezonal apo Kovidi?
31/03/2020 11:18

Panik jo, por kujdes po. Kjo është motoja që përsëritet vazhdimisht nga autoritetet e shëndetësisë në të gjithë botën, ndërsa pandemisë së e Kovidit vazhdon të marrë jetë njerëzish por edhe të shtojë radhët e të infektuarve. Por a duhet të kemi panik prej Kovidit, i cili është një virus i ri që po prek kryesisht rrugët respiratore? Nëse bëjmë një krahasim me ecurinë e gripit sezonal gjatë 2020-s, shifrat që raportohen nga Instituti i Shëndetit Publik, tregojnë se deri tani influenca sezonale ka qenë më agresive në popullatë se sa ajo e prekur nga korona. Dr.Ilir Alimehmeti, epidemiolog-klinik, Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë tha se shifrat e të prekurve me korona në vendin tonë janë të rrafshëta. Arsyeja kryesore sipas tij është se 75% e shqiptarëve janë të izoluar, kjo automatikisht ul edhe numrin e infektimeve të reja. Si rrjedhojë nu ka një arsye për të thënë se kjo javë do të jetë vendimtarja nëse nuk ndryshon asgjë në marrjen e masave të reja.Por cili virus është më aktiv përsa i përket infektimit të popullatës. Dr.Ilir Alimehmeti analizon shifrat: "Përsa i përket gripit sezonal, ISHP nxjerr publikime shumë të sakta, i fundit është ai i datës 9 mars. Nëse shohim shifrat e fundit një nga të dhënat që na jepet është numri i rasteve në bazë javore. Për gripin sezonal ky numër ka arritur deri në 25.400 raste në një javë dhe me një kalkulim të thjeshtë janë 825 raste për 100 mijë banorë, që do të thotë se në nivele absolute kemi rreth 24 mijë të prekur çdo javë. Këtë intensitet të infektuarish e kemi superuar sivjet për gati 4- javë resht. Disa prej këtyre rasteve kanë sjellë edhe komplikacione pulmonare. Nëse unë i krahasoj me shifrat që kemi nga Kovidi; Aktualisht të hospitalizuar kemi gjithsej rreth 85 vetë dhe mes tyre kemi pasur raste të rënda në terapi intensive 16 pacientë. Kjo është në harkun e 3 javëve. Pra në tre javë po të bëjmë një pjesëtim të thjeshtë kemi pasur rreth 5 veta në javë në terapi intensive, ndërkohë që gjatë 5 javëve të epidemisë së gripit kemi pasur 219-të të sëmurë dhe një pjesëtim i thjeshtë do na thoshte se në një javë janë 44 të sëmurë. Këtu duhet të bëjmë një qartësim që gripi sezonal dhe Kovidi 19 nuk janë e njëjta sëmundje. Kovidi paraqet një virulencë pak më të lartë. Kjo është për të treguar aftësinë e kapaciteteve tona spitalore, të cilat mund ta përballojnë pa problem fluksin e gripit sezonal, ndërkohë që për shifra shumë më të vogla ato të Kovidit ne nuk kemi përdorur as 10% të resurseve që kemi përdorur për gripin sezonal." Problemi sipas Dr.Alimehmetit qëndron në faktin se Kovidi është një sëmundje më e ngadaltë se gripi sezonal dhe ndërlikimet dhe problemet spitalore zgjasin më shumë në kohë.

Shqiptarja rrëfehet: Dubai, vendi më i sigurtë për vajzat dhe gratë/ Wake Up
25/04 10:26
Luksi dhe pagesat e larta joshin shqiptarët në Dubai. Ja punët që bëjnë/ Wake Up
25/04 10:20
Milaim Zeka: Rusia po ndikon në Serbi e Mal të Zi/ Wake Up
25/04 10:04
Bullgari- Maqedoni e Veriut, çfarë po ndodh mes dy shteteve/ Wake Up
25/04 09:52
Milaim Zeka: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, të rëndësishme për shqiptarët/ Wake Up
25/04 09:41
“BBV3 shumë ndryshe, do të kemi dasma! Mbështes Heidi Bacin”/ Wake Up
25/04 09:38
Loja në Wake Up/ Si pasojë e aksidentit Rita humbi shtrak-shtruk! Çfarë?/ Wake Up
25/04 09:36
Nëse do mund të jetoje 1 vit kudo në botë, ku do zgjidhje dhe pse?/ Wake Up
25/04 09:22
Mos harroni çadrën, reshje shiu dhe ulje temperaturash. Deri kur do vijojë moti i keq?/ Wake Up
25/04 09:16
Droni ndan Romeon nga Heidi! Çfarë do t’i hajë Françeska-Eglës?/ Wake Up
25/04 09:16
Pse gratë dhe vajzat i pranojnë lidhjet toksike?/ Wake Up
24/04 10:37
Studim/ Të flesh afër personit që do të ul depresionin dhe të shton jetën!/ Wake Up
24/04 10:34
Zhaklin Lekatari e thotë troç: I dërgova mesazh Meritonit sepse doja…/ Wake Up
24/04 10:25
Erjola Doçi përlotet për ditëlindjen e ish të dashurit. Viktimizim apo nostalgji?/ Wake Up
24/04 10:17
“Gra dëgjoni, kush të rreh nuk të do”. Fati i burrit dhe fati i gruas…/ Wake Up
24/04 10:13
Loja në Wake Up/ Ani është te kafja, ndërsa unë jam te shtrak-shtruk/ Wake Up
24/04 10:00
Fëmijët apo karriera? Pse kritikohen gratë e BBV dhe jo meshkujt baballarë/ Wake Up
24/04 09:53
Nënat ofendohen në rrjetet sociale, fenomeni që po gjen përhapje në Shqipëri/ Wake Up
24/04 09:39
Konsulentja e laktacionit: Ushtrohet presion tek nënat e reja që në maternitet/ Wake Up
24/04 09:36
Nëse do lundroje botën me barkën tënde, ç’emër do t’i vije asaj dhe pse?/ Wake Up
24/04 09:23