Viktima në Kinë/ Vrima “gëlltit” autobusin
14/01/2020 17:20

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi një vrimë gjigante u hap papritur dhe gëlltiti një autobus dhe një numër këmbësorësh, në kinën qendrore. Incidenti ndodhi pranë një spitali në Xining, kryeqendrën e provincës Qinghai. Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin një shpërthim brenda vrimës pak pasi autobusi dhe kalimtarët ranë në të. Disa vrima të ngjashme, vdekjeprurëse, janë raportuar në kinë, vitet e fundit. Pamjet nga incidenti më i fundit tregojnë momentin në të cilin njerëzit që presin autobusin në një stacion, fillojnë të vrapojnë ndërsa toka nën autobus fillon të shembet. Një numër personash u mblodhën më pas në përpjekje për të shpëtuar pasagjerët por edhe ata ranë në vrimë pasi ajo u zgjerua papritur. Sipas medias shtetërore, vrima e hapur kishte një diametër prej rreth 10 metrash. Është ndërkohë e paqartë se sa persona gjendeshin në autobus në momentin e incidentit. Dukuri të tilla në kinë nuk janë të rralla dhe për to fajësohen punimet e ndërtimit dhe ritmi i shpejtë i zhvillimit në vend. Në 2018, katër persona humbën jetën pasi një vrimë u hap në qytetin dazhou, në kinën jugperëndimore ndërsa në 2013 një incident i ngjashëm i mori jetën pesë personave në një zonë industriale në qytetin e Shenzhenit.

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19