“Venecia” zbarkon në shkurt/ Misioni i dytë për konfliktin mes Parlamentit dhe Presidentit
19/01/2020 19:43

Komisioni Venecias është duke përgatitur dërgimin e një misioni fakt mbledhës në Shqipëri, pas kërkesës të parlamentit në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe procedurat e emërimit, të anëtarëve të saj si dhe rolin e Presidentit . Top-Channel në lidhje me këtë çështje pyeti zëdhënësin e Komisionit të Venecias i cili dha këtë përgjigje. Komisioni Venecias është duke u marrë me këtë kërkesë dhe është duke përgatitur një vizitë në Tiranë gjatë muajit Shkurt. Data konkrete për këtë vizitë ende nuk është vendosur”. Në kërkesën e firmosur nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi për Presidentin e Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio, parashtrohet gjithë ajo që ka ndodhur me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe përzgjedhjen e kandidaturave për plotësimin e vakancave, në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas drejtohen 6 pyetje. Kuvendi iu drejtua për opinion Komisionit të Venecias më 30 dhjetor 2019 ku ndër të tjera theksohet se: “Më 5 dhjetor “Kuvendi ka zgjeruar objektin e hetimit, të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe afatin e veprimtarisë së tij, nisur nga një kërkesë e re e një grupi deputetësh për të shtuar në procesin hetimor dhe disa akte dhe veprime të tjera, të Presidentit në lidhje me emërimin e gjyqtarëve kushtetues ndodhur në nëntor të këtij viti, për të cilat kërkuesit çmojnë se Presidenti ka kryer shkelje të detyrimeve kushtetuese dhe përbëjnë shkak për shkarkimin e tij”.

Top Channel/ Doli hapur kundër qeverisë në këngët e tij, dënohet me vdekje reperi iranian!
26/04 13:08
Top Channel/ Sinoptikantja: Pas ditës së nesërmes, ndërpriten reshjet e shiut! Java fillon me diell
26/04 13:01
Top Channel/ Opozita dhe protestuesit kërkon hapjen e gardhit metalik, përpiqet të largoj policinë
26/04 13:00
Top Channel/ Tentativa për t’u futur në bashki, protestuesit kërkojnë hapjen e dyerve
26/04 12:57
Top News/ Bashkëpunimi me Francën. Veliaj nënshkruan marrëveshje për industrinë kreative
26/04 12:55
Top Channel/“Fort, tërhiqe,bravo”, policët përballen me revoltën e protestuesve para Bashkisë Tiranë
26/04 12:53
Top Channel/ Gaz Bardhi dhe protestuesit kërkojnë të rrëzojnë barrierën dhe të futen brenda bashkisë
26/04 12:51
Top Channel/ U kap me doza kokaine gati për shitje, arrestohet i riu në Shëngjin
26/04 12:50
Top Channel/ Protestë te bashkia e Tiranës, opozita kërkon dorëheqjen e Veliajt
26/04 12:49
Top News/ Blushi kalon rrethimin metalik, tenton të futet me forcë në Bashki/ Pamje nga protesta
26/04 12:48
Top Channel/ Protestuesit rrëzojnë barrierën metalike para bashkisë, tentojnë të futen në godinë
26/04 12:48
Top Channel/ Tedi Blushi tenton të futet me forcë në bashki, “kapërcen” mbi kokat e protestuesve
26/04 12:41
Top Channel/ Protesta para bashkisë së Tiranës, aktori Medi Malkaj: Fshati digjet, ku*va krihet…
26/04 12:23
Top Channel/ Zgjedhjet në universitete, ministrja e Arsimit përcakton datën 21 qershor
26/04 12:21
Top Channel/ Kaos me bomba molotov para Bashkisë së Tiranës, polici rrezikon jetën duke e…
26/04 12:19
Top News/ Opozita proteston në rrugë, Veliaj pret Ambasadoren franceze
26/04 12:14
Top Channel/ Kaos në protestën para Bashkisë së Tiranës, hidhen vezë, mollë dhe portokaj
26/04 12:10
Top Channel/ Rithemelimi nuk heq dorë nga “zakoni”, hidhen sërish bomba molotov në derën e bashkisë
26/04 12:07
Top News/ Protesta e opozitës, hidhen flakadanë, Molotov vezë e mollë ndaj Bashkisë së Tiranës
26/04 12:06
Top Channel/ Përshkallëzohet protesta, Rithemelimi hedh bomba molotov në derën e bashkisë
26/04 12:05