Vendimi i qeverisë: Dyfishim i bonusit për mjekët që shkojnë në rrethe
22/01/2020 20:10

Një tjetër vendim i marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është edhe një që lidhet me mjekët. Qeveria do të akordojë një bonus prej 250 000 lekësh përveç pagës për të gjithë ata mjekë të cilët do të japin shërbimet e tyre në spitalet rajonale. Më herët bonusi i mjekëve ka qenë në vlerën 100-mijë lekë përveç pagës. Vendimi Për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale e bashkiake, ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, brenda numrit të përgjithshëm të personelit spitalor, urdhëron kontraktimin, për një periudhë të caktuar, të mjekëve specialistë, sipas nevojave. Këta mjekë të specialiteteve të ndryshme, përveç pagës, trajtohen financiarisht me një bonus deri në 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë në muaj. Vlera e bonusit përcaktohet, rast pas rasti, nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ky bonus, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, trajtohet sipas shkronjës “e”, të pikës 2, të kreut II, të vendimit nr.77, datë 28.1.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor”, të ndryshuar.

Top News/ Përfitoi nga amnistia por nuk i rezistoi tundimit për të vjedhur, Balla: Reaguam në kohë
26/04 18:29
Top Channel/ Nis procesi i dezinsektimit nga Shkodra, ministrja Koçiu dhe Beci japin detaje
26/04 18:05
Top News/ Basha nis takimet me diasporën. Kreu i PD zyrtare në Itali për votën e emigrantëve
26/04 16:08
Top News/ Lulzim Basha i paraprin Edi Ramës, nis nga Italia takimet me diasporën
26/04 15:42
Top News/ Tentoi të vrasë një person në Shirokë/ Apeli zbut dënimin për 30-vjeçarin shkodran
26/04 15:35
Top Channel/ Dasma e Skënderbeut! Festa e përvitshme me vënien në skenë të martesës në Ardenicë
26/04 15:34
Top News/ Protesta e katërt para Bashkisë. Kërkohet dorëheqja e Veliajt…me vezë, mollë e molotov
26/04 15:34
Top Channel/ Ndahen çmimet e “Robotech, konkursi me mbështetjen e fondacionit “Dritan Hoxha”
26/04 15:30
Top Channel/ Kapet me kokainë gati për shitje, policia vë në pranga të riun në Shëngjin
26/04 15:13
Top Channel/ Protestë me molotov te bashkia! Opozita mblidhet sërish kundër Veliajt
26/04 15:12
Top News/ Tentativë vrasje e vjedhje me pasoja të rënda/ Të dënuar me 25 vite, arrestohen dy persona
26/04 14:30
Top Channel/ Tirana, marrëveshje me Parisin në fushën e industrive kreative
26/04 14:29
Top News/ Akuzat e RAI e interpelanca e Bardhit, Rama: S’ka urgjencë, të sqarohemi një herë italisht
26/04 14:25
Top News/ Nuk mbijeton dot foshnja në Gaza / ’U lind’ nga barku i nënës së vrarë në bombardime
26/04 14:03
Top News/ Korrupsioni me pronat në bregdet/SPAK mbyll hetimet për dy ish-zyrtarë të bashkisë Sarandë
26/04 14:01
Top News/ ‘Taksimi cenon Kushtetutën’. Tabaku, takim në Kuvend me profesionistët e lirë
26/04 13:49
Top Channel/ Rithemelimi mbyll protestën pas 120 minutash. Molotov e vezë drejt Bashkisë së Tiranës
26/04 13:20
Top Channel/ Doli hapur kundër qeverisë në këngët e tij, dënohet me vdekje reperi iranian!
26/04 13:08
Top Channel/ Sinoptikantja: Pas ditës së nesërmes, ndërpriten reshjet e shiut! Java fillon me diell
26/04 13:01
Top Channel/ Opozita dhe protestuesit kërkon hapjen e gardhit metalik, përpiqet të largoj policinë
26/04 13:00