Turqia: Shtetet e Ballkanit janë të paafta për të menaxhuar kthimin e luftëtarëve të ISIS
18/11/2019 18:16

Turqia thotë se nuk është “hotel” për luftëtarët e ISIS nga Evropa, por shtetet e Ballkanit janë të paafta për të menaxhuar kthimin e tyre. Vendet e rajonit po përballen shpejt me një sfidë të re që buron nga lufta në Siri – presioni turk për riatdhesimin e qindra luftëtarëve të Shtetit Islamik dhe familjeve të tyre, thote BIRN. Ajo që është duke kthyer në monedhën e re të pazareve të Ankarasë me Evropën, mund të dëshmohet sipas ekspertëve, një sprovë e madhe për shtetet ballkanike. “Në përgjithësi, askush në botë nuk është i gatshëm të pranojë luftëtarë të huaj, sepse është një fenomen i ri ndërkombëtar,” argumenton analisti i pavarur i sigurisë me seli në Sarajevë, Safet Music. Vendet e zhvilluara sipas tij, mund ta përballojnë padyshim këtë problem më lehtë sesa ato të Ballkanit. “Mund të themi se ka ekspertë që mund të merren me këtë çështje. Legjislacioni është rregulluar gjithashtu. Por nuk ka mjete për procesin e de-radikalizimit dhe nuk ka hapësirë ​​për strehimin e ish anëtarëve të ISIS dhe familjeve të tyre “, vazhdon ai. Burak Bilgehan Ozpek, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin TOBB të Ankarasë, mendon se ashtu sic ndodhi me refugjatët sirianë që niseshin drejt BE-së, Rexhep Tajip Erdogani do t’i përdorte edhe luftëtarët e ISIS si levë që perëndimi të pranonte politikat e tij në Sirinë fqinje. Nuk dihet saktësisht sesa luftëtarë të Shtetit Islamik dhe familjarë të tyre janë nga Ballkani, por shumica e atyre që iu bashkuan grupit të dhunshëm në Siri janë nga Kosova, Bosnja, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, e më pak nga Mali I Zi dhe Serbia.

Top News – ‘Katastrofë gjeneratash’/ Paralajmërimi i OKB për pandeminë
04/08 17:50
Top News – Rasti i George Floyd/ Videoja e fundit para vdekjes
04/08 16:41
Top News – Ekspertët në Francë/ Bëhuni gati për valën e dytë
04/08 16:13
Top News – Brenda një nate u bë milioner! Minatori fatlum nga Tanzania shet gurin e tretë
04/08 15:38
Top News – A janë disa njerëz të mbrojtur? Shumica nuk shfaqin probleme nga covid
04/08 15:24
Top News – Kthesa e Trump: Patriotët mbajnë maskën
04/08 15:20
Top News – Të bllokuar në ishull/ Shpëtohen nga SOS i shkruan në rërë
04/08 14:59
Top News – Armët bërthamore/ OKB: Koreja e veriut ka përparuar me arsenalin
04/08 12:48
Top News – Uragani ‘Isaias’/ Godet brigjet e Karolinës Veriore
04/08 12:37
Top News – Ish mbreti i Spanjës/ Në mërgim pas akuzave për korrupsion
04/08 12:33
Top News – Dyshimet e OBSH-së/ Nuk ka garanci për vaksinën
04/08 12:26
Top News – Ultimatum i Trump/ Për blerjen e TikTok nga Microsoft
04/08 12:23
Top News – Dyshimet e OBSH-së/ Nuk ka garanci për vaksinën
04/08 12:10
Top News – Itali, testet e antitrupave/ 2.5% e popullsisë ka kaluar covid-in
04/08 11:59
Top News – Rritja e rasteve/ Melburni kthehet në izolim
03/08 17:48
Top News – Pas incidentit tragjik/ Inaugurohet ura e re e Gjenovës
03/08 16:49
Top News – Covid-19 në kroçera/ Vetëm pak javë pas rihapjes
03/08 16:29
Top News – Sezoni turistik/ Spanjë, më i keqi në histori
03/08 16:29
Top News – Britani/ Test 90 minutësh, do të shpërndahet në shtëpitë e kujdesit
03/08 16:03
Top News – Puna nga shtëpia/ Deri në vitin 2021 ose përgjithnjë…
03/08 15:29