Të lëvizësh me dyrrotak – Ora e Tiranës
23/05/2019 19:00

Drini Bardhi është specializant për Ortopedi në Spitalin Ushtarak të Tiranës, por kur heq bluzën e bardhë, i hipën dyrrotakut dhe arratiset në periferitë e kryeqytetit. Edhe për të shkuar në punë, apo për lëvizjet e tjera të përditshme, ai zgjedh biçikletën si mjet transporti dhe në këtë episod të “Ora e Tiranës” na tregon për korsitë e dedikuara, zonat ku këto korsi mungojnë dhe e bëjnë të vështirë pedalimin, por edhe për “luftën” e çiklistëve me drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët.