Reklama në erën digjitale, fitime marramendëse
14/11/2019 20:47

Paratë e bëra nga ata që tashmë njihen si social-media influencers, është rritur me ritme meteorike vitet e fundit. Sipas një raporti të fundit, çmimi mesatar i një fotoje të sponsorizuar në Instagram është rritur nga 134 dollarë në 2014 në 1642 dollarë në 2019. Markat duket se janë të predispozuara të paguajnë jo pak për të sponsorizuar postime, video, histori dhe blogje. Por sidoqoftë, e gjithë kjo, nuk shënon fundin e reklamave tradicionale. Sipas ekspertëve, marketingu digjital po njeh rritje të frikshme por do të ketë gjithnjë një miksim mes tij dhe reklamave tradicionale. Nga mikro-influencers, njerëzit me më pak se 100 mijë ndjekës, e deri tek vipat, në mediat sociale, mund të bëhen shumë para. Sipas të dhënave, kostoja mesatare për një foto të sponsorizuar në Instagram është rritur me 44 për qind nga 2018 në 2019. Për një postim të sponsorizuar në blog, çmimi është rritur nga 7.39 dollarë në 2006, në 1442 dollarë në 2019. Videot në Youtube kanë shënuar rritjen më të madhe nga 420 dollarë në 2014-në në 7600 dollarë në 2019. Një status në Facebook, i sponsorizuar kushton sot 395 dollarë ndërsa një postim në twitter 422 dollarë. Zoe Sugg (Zoella), Rita Ora dhe modelja Rosie Huntingon-Whiteley, janë mes social-media influencers me më shumë ndikim e fitime…Sa më shumë rritet popullariteti, aq më i lartë edhe fitimi. E ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz nxitojnë të bëhen social-media influencers, industria po fillon të vendoset gjithnjë në shënjestrën e rregullatorëve.

Top News – Situatë ‘apokaliptike’ në Gaza / Ekspertja e OKB-së: Të ndërpritet tregtia me Izraelin
03/07 15:12
Top News – Kërkon garanci për armëpushimin / Hamasi i përgjigjet SHBA-së: T’i jepet fund luftës
03/07 15:09
Top News – I nxehtë ferri, shkrihet autostrada në Itali /‘Çmendet’ termometri, 100 viktima në spanjë
03/07 14:56
Top News – Eleminohet numri dy i marinës ruse / Ukraina ‘godet’ sërish, sulm në rajonin e Kurskut
03/07 14:53
Top Channel/ “Serbia të mos gëzojë kot”, ambasada gjermane në Prishtinë: T`i thërrasin mendjes!
03/07 14:48
Top News – Po i afrohet me shpejtësi tokës / Shkencëtarët të hutuar: Një objekt ndëryjor po vjen
03/07 14:48
Top News – Italia ‘ka frikë’ nga Rusia: Brenda 5 vitesh, kërcënim ushtarak për tokën e NATO-s
03/07 14:46
Top Channel/ I nxehti përvëlues, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore: “Nuk ftohen dot”!
03/07 14:45
Top News – Ryanair e easyJet anulojnë fluturimet / Francë, kontrollorët e trafikut ajror në grevë
03/07 14:38
Top Channel/ Zjarret “shkrumbojnë” Kretën, evakuohen qindra turistë!
03/07 12:20
Top News – SHBA, depot e municioneve janë bosh / Pentagoni rishikon eksportet e armëve për aleatët
03/07 12:19
Top News – Gjeneron valë masive shpërthimi / Ushtria izraelite, bombë 230 kg mbi kafenenë në Gaza
03/07 12:18
Top News – 900 tërmete në vetëm dy javë / Banorët nuk flenë dot gjumë, frikë në ishujt japonezë
03/07 12:17
Top News – Bomba mbi civilët në Gaza / Izraeli sulmon qendrat e strehimit, dhjetëra viktima
03/07 12:01
Top News – Rusët ‘pushtojnë’ Korenë e Veriut / Kim Jong un hap resortin e madh turistik
03/07 12:00
Top News – Gjermania ‘pakt’ me talebanët / Do dëbojë emigrantët afganë, kontakte edhe me Sirinë
03/07 11:57
Top News – Hynë në bazën ushtarake britanike / Dëmtuan dy avionë, arrestohen katër aktivistë
03/07 11:52
Top Channel/ “Hamas nuk do të ketë më”, Netanyahu: “Kjo gjë ka marrë fund, nuk kthehemi mbrapsht”!
03/07 11:52
Top Channel/ “Blindohet” BE-ja: Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë e Lituaninë!
03/07 11:32
Top Channel/ Irani “do sherr”: Presidenti firmos ndalimin e bashkëpunimit me IAEA-në!
03/07 10:51