Presidentja e KE-së: Periudhë e rëndësishme për raportet BE-Ballkan
14/01/2020 18:43

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Europian duhet t’i përmbushë premtimet që u ka dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të vazhdojë procesin e zgjerimit. Në këtë aspekt, muajt e ardhshëm janë “vendimtarë”, tha von der Leyen në një seancë plenare të Parlamentit Evropian.” Është veçanërisht e rëndësishme që të ruhet momentumi në Ballkanin Perëndimor përpara se të mbahet Samiti i Zagrebit – nëse duam që ky samit të jetë i suksesshëm. Duhet t’i kryejmë detyrat tona, tani”, tha von der Leyen. Ajo theksoi se duhet mundësuar nisja e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sepse, sipas saj, këto dy vende e kanë kryer pjesën e tyre të obligimeve dhe se tani i takon palës europiane të përmbushë premtimin. Në tetor të vitit të kaluar, Bashkimi Evropian nuk e ka miratuar nisjen e negociatave me këto dy vende, me gjithë rekomandimin e Komisionit Evropian se ato i kanë përmbushur kushtet.Vendimi është bllokuar nga Franca, e cila ka kërkuar reforma të mëtejshme nga to, por edhe reformim të procesit të zgjerimit. Për rrjedhojë, deri në fund të janarit, Komisioni Evropian do të dalë me një metodologji të re për negociatat e pranimit, e cila më pas duhet të mbështetet nga shtetet anëtare të BE-së. Me Bashkimin Evropian aktualisht kryeson Kroacia. Samiti midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Zagreb në muajin maj./ Irida Vasia/

Top News – Hetimi i BBC/ Irani fshehu shifrat e pandemisë
03/08 13:25
Top News – Festat ilegale në Paris/ Pjesëmarrësit japin Donacione për të paguar gjobat
03/08 13:21
Top News – Zjarre masive në Kaliforni/ Mijëra banorë evakuohen nga shtëpitë e tyre
03/08 13:21
Top News – Përfundon Haxhi/ Pelegrinazhi si asnjëherë më parë
03/08 13:15
Top News – Kthehen astronautët e SpaceX/ Misioni i parë i NASA pas një dekade përfundon me sukses
03/08 13:12
Top News – Microsoft vazhdon bisedimet për blerje të TikTok-ut në SHBA
03/08 12:44
Top News – Gjermani/ Të rinjtë dhe gratë më të goditur nga pandemia
03/08 12:11
Top News – Mbi 18 milionë persona të prekur me koronavirus në botë
03/08 12:07
Top News – Veterani 96 vjeçar/ Studenti më i vjetër në Itali
02/08 18:36
Top News – ‘Çmenduri’ britanike/ Festat e të rinjve nuk ndalojnë
02/08 16:13
Top News – Koronavirusi në Britani/ ’Kthesat’ e kryeministrit Johnson
02/08 16:10
Top News – Covid 19 në Rusi/ Fushata e vaksinimit në tetor
02/08 15:58
Top News – Nëna me 16 fëmije/ Dhuratat e krishtlindjes në korrik
02/08 15:56
Top News – Afrika e jugut/ 500 mijë raste koronavirusi
02/08 15:53
Top News – Republika Çeke/ Rikthehet virusi pas hapjes
02/08 15:49
Top News – Fillimi i gushtit/ Evropa “mbërthehet” në trafik
02/08 15:45
Top News – E dashuruar me makinat/ SHBA, rriten kërkesat për motorë
02/08 15:40
Top News – Francë, test në aeroport/ Të ardhurit nga vende të rrezikshme
02/08 15:37
Top News – Zjarret në Amazonë/ Rritet frika për një katastrofë
02/08 15:24
Top News – Në Viktoria të Australisë rivendosen masa kufizuese
02/08 14:53