NYT: BE, në krye të përpjekjeve për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar
02/12/2019 19:51

Bashkimi Europian është vendosur në krye të përpjekjeve për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar, shkruan New York Times. Bashkimi Europian dhe Kombet e Bashkuara po koordinojnë përpjekjet ndërkombëtare në ndihmë të vendit të gjunjëzuar nga fatkeqësia natyrore, thuhet në artikull ku theksohet sesi një ekip i bllokut europian është duke udhëhequr vlerësimin dhe shpërndarjen e ndihmës. Gjashtë shtete anëtare kanë dërguar 50 inxhinierë strukturorë, e të tjerë pritet të mbërrijnë për të vlerësuar dëmet së bashku me homologët vendas. Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar gjithashtu ka dërguar gjithashtu inxhinierë strukturorë nga departamentet e zjarrfikësve të Kontesë Fairfax dhe asaj të Los Angelesit për të ndihmuar në këtë proces. New York Times nënvizon mes të tjerash edhe faktin që prokurorët kanë nisur një hetim për ndërtime të mundshme të paligjshme dhe shkelje të rregullave të ndërtimit. Sipas të përditshmes prestigjoze, pikërisht ndërtimet e dobëta, shkelja e kodeve të ndërtimit ndërtesave dhe korrupsioni rreshtohen ndër arsyet kryesore të dëmeve të mëdha që shkaktoi ky tërmet. Qeveria e Shqipërisë, vazhdon shkrimi, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë financiare dhe asistencë në nivel ekspertësh, duke thënë se nuk është e aftë ta bëjë e vetme një gjë të tillë. Të enjten, Komisioneri i ri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, i cili e mori detyrën të hënën, pritet të vizitojë Tiranën për të folur rreth planeve të rindërtimit.

Top Channel/ Vr*sja Santiago Malkos, zbardhet dëshmia në GJKKO e babait të Leonard Dukës: Fëmijët…
01/07 22:57
Top Channel/ Elbasan, 4 zjarre ngjallin panik. Flakët në Landfillin e qytetit, tym toksik mbi qytet
01/07 22:36
Top News – Sërish zjarr në landfillin e Elbasanit. Shtëllunga të zeza tymi ‘mbytin’ qytetin
01/07 21:49
Top Channel/ Tymi mbulon Elbasanin! Zjarr i madh në Landfill, ndërhyn helikopteri
01/07 20:16
Top Channel/ Gjyqi për klanin “Duka”, zbardhet dëshmia e babait të rivalit të Ervis Martinajt
01/07 20:02
Top Channel/ Wizz Air 5 vjet në Shqipëri! Linja zgjerohet edhe me 3 destinacione të reja
01/07 20:01
Top Channel/ U arrestua sot në Francë, kush është ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit, i akuzuar krime
01/07 20:00
Top Channel/ Farage për TCH: Shqiptaret e këqij i dua jashtë, vijnë në Londër për qëllime të mbrapshta
01/07 19:54
Top Channel/ Përfshihet nga flakët landfilli i Elbasanit, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse
01/07 19:26
Top News – Mbi 1 ton kokainë. Shkon në gjyq shqiptari që mbyti Zvicrën me drogë
01/07 18:26
Top News-Ligji i ri për administrimin e pallateve.Po nuk paguat tarifat, nuk shisni dot apartamentin
01/07 18:23
Top News – Kontrolli i investimeve të huaja. Tabaku e Braçe, rezerva për projektligjin e Shalsit
01/07 18:21
Top News – Wizz Air shënon 5 vite në Tiranë. Destinacione të reja dhe një promocion të veçantë
01/07 17:20
Top News – Humb kontrollin e motoçikletës, plagoset drejtuesi në Lezhë
01/07 17:05
Top News – Dogji mbetjet pranë pyllit të Sodës, në pranga pirromani në Vlorë
01/07 17:00
Top Channel/ Shtrenjtimi i biletës së transportit, banorët ngrihen në protestë në Elbasan
01/07 16:09
Top Channel/Përcillet për në banesën e fundit Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri
01/07 16:07
Top Channel/ Kurti nuk “tërhiqet”: Nis ndertimi i dy urave te reja krah Ures se Ibrit!
01/07 16:01
Top Channel/ Kampionati i boksit në Pukë, fiton i riu Jurgen Lazri
01/07 15:56
Top Channel/ Një vit pa Ismail Kadarenë! Përkujtohet gjeniu i letrave
01/07 15:51