Nga Siria amerikanët ikin në Irak/ Civilët kurdë i qëllojnë me patate, shprehin indinjatën për largimin
21/10/2019 19:53

Civilët kurdë i `bombarduan` me patate të kalbura makinat e trupave amerikane gjatë largimit të tyre nga qyteti i Qamishlit, në verilindje të Sirisë. Banorët kanë shprehur në këtë mënyrë indinjatën ndaj asaj qe e shohin si braktisje nga Shtetet e Bashkuara. Me lënien e pozicioneve ushtarët amerikane zbatuan vendimin befasues të presidentit Donald Trump për tërheqjen nga zona. Kurdët konsiderojnë se lëvizja e Trumpit i hapi rrugën ofensivës së Ankarasë dhe forcave paraushtarake mbështetëse të saj në rajon për të sulmuar luftëtarët kurdë në Siri të cilët qeveria turke i konsideron terroristë. Kamionët me trupat amerikanë kaluan kufirin duke hyrë në Irak. Personeli i SHBA-së qe luftoi në krah të forcave demokratike siriane do të vendoset shumica në Irakun perëndimor, e kjo ishte një surprizë tjetër, duke qenë se presidenti Trump javën e kaluar ishte shprehur se trupat “do të ktheheshin në shtëpi`. Gjendja në verilindje të Sirisë vazhdon të mbizotërojë në politikën amerikane e në Washington kanë nisur debate të ashpra mbi politikën e jashtme të administratës së Trumpit. Në zonat në verilindje të Sirisë, që janë ende nën kontrollin kurd, pati njoftime për viktima pas tërheqjes amerikane. Zyrtarët kurdë paralajmërojnë për masakra të vazhdueshme nga sulmet turke, pavarësisht armëpushimit që Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe zëvendëspresidenti Mike Pence, ndërmjetësuan javën e kaluar me Turqinë.

Top Channel/ SHBA e Britania, sanksione Iranit. Penalizohen kompanitë që prodhojnë motorët e dronëve
19/04 11:00
Top Channel/ Izraeli sulmon Iranin. Raketat godasin provincën Isfahan, nuk raportohen viktima
19/04 10:52
Top News/ SHBA nuk tradhton Izraelin/ Voton kundër anëtarësimit të Palestinës në OKB
19/04 10:40
Top News/ Izraeli nis hakmarrjen ndaj Iranit/ Sulme me dronë dhe raketa, SHBA-Nuk kemi gisht
19/04 09:30
Top News/ Digjet godina 400-vjeçare në Danimarkë, shembet një pjesë e fasadës
18/04 22:30
Top News/ Thatësira shton urinë në kontinentin Afrikan, zbulohet arsyeja e nxehtësisë ekstreme
18/04 21:34
Top News/ ‘Të ekzekutohen terroristët palestinezë’/ Ministri: Zgjidhje për mbipopullimin në burgje
18/04 20:54
Top Channel/ “Për 8 vite, Moska gati të sulmojë vendet e NATO-s”, paralajmërimi i zyrtarit gjerman?
18/04 19:40
Top Channel/ A shkaktoi ‘mbjellja e reve’ përmbytjet katastrofike në Dubai?
18/04 19:05
Top Channel/ “Sulm me bombë…”, dyshohet se ishin spiunë të Rusisë, Gjermania arreston dy persona
18/04 19:04
Top News/ SHBA sanksione shtesë kundër Iranit/ Biden- Synojmë dobësimin e industrive ushtarake
18/04 18:50
Top News/ Ambasadori i SHBA kundër Serbisë/ Kërkon lirimin e zëvendësdrejtorit serb të policisë
18/04 18:04
Top News/ ‘Ukraina po rrezikon të mposhtet’/ G7 ngre alarmin, ‘BE të përdorë rezolutën e Bashës’
18/04 17:59
Top Channel/ “Putin mund të sulmojë Ballkanin”, deklarata nga kreu i dhomës së përfaqësuesve të SHBA
18/04 16:42
Top Channel/ Izraeli sulmohet me dronë dhe raketa! Grupi militant merr përgjegjësinë
18/04 16:22
Top News/ Irani kundër Izraelit, kush fiton…? Forcat ajrore dhe sistemet mbrojtëse, ja arsenalet
18/04 15:30
Top News/ ‘Do rishohim doktrinën bërthamore’ / Irani kërcënon Izraelin: Mos guxo të sulmosh
18/04 15:28
Top News/ Përmbytjet epike në Dubai…Emiratet bëjnë bilancin, ende probleme në aeroport
18/04 15:27
Top Channel/ Franca i shpall “luftë” adoleshentëve të dhunshëm: Në shkollë deri në 6 pasdite
18/04 15:25
Top News/ Ukraina ‘ndëshkon’ Rusinë në Krime: Shkatërron katër raketalëshues e tre stacione radarësh
18/04 15:08