Muzeu historik kombëtar, bum turistësh – Ora e Tiranës
11/07/2019 19:00

Tiranën gjatë sezonit turistik e vizitojnë mijëra turistë nga vende të ndryshme të botës, e pjesa më e madhe e tyre, vizitën e nisin pikërisht nga muzeu historik kombëtar. Që nga mozaiku i fasadës, e deri tek mijëra objektet e ekspozuara që tregojnë identitetin tonë kombëtar, ky destinacion është më i sugjeruari për të huajt nga të gjithë operatorët turistikë, ndaj sot në “Ora e Tiranës”, do t’ju tregojmë disa nga pavionet më të rëndësishme të këtij muzeu, më i madhi në vend.