Stuhitë e dëborës dhe temperaturat nën zero të këtyre ditëve kanë shkaktuar dëme në shumë vende të Evropës. Rrugë dhe fshatra të tërë janë bllokuar në pjesën më të madhe të Ballkanit nga akulli dhe dëbora që vazhdon të bjerë për të katërtën ditë radhazi.