Kurti ‘kërcënon’ Serbinë: 33 marrëveshjet e arritura me Serbinë duhet të rishikohen
26/10/2019 12:51

Tridhjetë e tre marrëveshje të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të rishikohen. Këtë ka kërkuar Lëvizja Vetëvendosje, e cila pritet të udhëheq ekzekutivin në Kosovë. Kreu i saj, Albin Kurti, në një prononcim për Ekonomia Online, tha se fillimisht do të shohin se cilat marrëveshje janë zbatuar dhe sa kanë ndikuar ato në jetën e qytetarëve. “Së pari duhet ta shohim se çfarë është zbatuar, çfarë jo dhe duhet ta shohim se cila ishte përmasa e ndikimit të atyre marrëveshjeve në jetën e qytetarëve, t’i nxjerrim mësimet e duhura sesi të ecim sigurt përpara”, është shprehur ai. Kurti thotë se muajt e parë të qeverisjes do të merren me këtë çështje duke mos neglizhuar mësimet pozitive dhe negative të këtij procesi të rëndësishëm për vendin. “Ky është synimi ynë që në muajin e parë në zyrën e Kryeministrisë, e në qeverinë tonë të përbashkët, të dimë si të ecim duke mos neglizhuar mësimet e se shkuarës“, vazhdon ai. Që Kosova duhet të rishikojë disa marrëveshje e thotë edhe analisti Armend Muja. Madje, Muja jep edhe rekomandimet se cilat marrëveshje duhet të rishikohen, duke evidentuar këtu marrëveshja për përfaqësim rajonal, të cilën e konsideron të dëmshme për Kosovën. Ai ka ka përmendur edhe disa nga marrëveshjet që nuk janë zbatuar nga asnjëra palë, sic është ajo e për Energjinë, ajo për rivitalizimin e urës së Ibrit dhe lirinë e lëvizjes përtej urës apo edhe marrëveshja për njohjen e diplomave. Dialogu teknik Kosovë-Serbi ka nisur në vitin 2011, ku të dyja palët kanë arritur 33 marrëveshje për të cilat vazhdimisht ka pasur kritika se nuk janë zbatuar nga pala serbe.

Top Channel/ Kosova, nga dështimi në dështim. Kuvendi s’konstituohet as pas seancës së 42-të
05/07 22:43
Top Channel/ E konfirmon Prokuroria: Alarmi në Kuvendin e Kosovës për bombë, ishte i rremë
05/07 21:38
Top News- Policia largon deputetët/ Kosovë, kërcënimi me bombë shtyn seancën e Kuvendit
05/07 15:05
Top News – Të zënë me sherrin në Kuvend. Kosovë, partitë ‘harrojnë’ zgjedhjet vendore
05/07 15:04
Top Channel/ Bomba në Kuvend, panik mes deputetëve në Kosovë: Kërcënimi u bë në anglisht!
05/07 14:40
Top News- Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës? Evakuohen deputetët
05/07 12:59
Top Channel/ I fshehtë apo i hapur, ngërçi i votimit në Kosovë: Kjo është çështja!
05/07 12:01
Top Channel/ Kisha Ortodokse e Kosovës ia kthen OSBE-së: Kryepeshkopi yne nuk hyri “në kishë serbe”!
05/07 11:53
Top News- Pas PDK, edhe LDK kërkesë Kushtetuses/ ‘LVV nuk po respekton vendimin e 26 qershorit’
04/07 16:34
Top Channel/ Osmani: Lejohet votimit i fshehtë por duhet konsesus për këtë!
04/07 15:08
Top News- Osmani ultimatum deputetëve/ ‘Pasoja juridike, nëse s’ka konstituim brenda 30 ditëve’
04/07 13:54
Top News- Vijon seria e dështimeve në Kuvend/ PDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
03/07 22:00
Top News- I nxehti ekstrem vjen në Kosovë, autoritetet ‘frikë’ nga temperaturat e larta
03/07 20:27
Top Channel/ Kosova, sytë nga Kushtetuesja! Opozita kundër votimit të fshehtë
03/07 19:54
Top News-Vatra e parë e murtajës në Kosovë/ Karantinohet ferma në Prizren, autoritetet shtojnë masat
03/07 17:57
Top Channel/ Kosova nuk konstituon Kuvendin, avokati i dërgon deputetëve gomerë!
03/07 15:05
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani po takon krerët politikë për gjetjen e zgjidhjes
03/07 12:44
Top News – Përpjekjet e Osmanit për zgjidhjen e ngërçit. Konstituimi, dita e dytë e negociatave
03/07 11:52
Top Channel/ E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë
03/07 11:46
Top Channel/ “Thaçi e Veseli udhëzime nga burgu”, organizatat e UÇK-së” i hidhen nën fyt” Kurtit!
03/07 11:31