“Jelekët e Verdhë”/ Në shesh për përvjetorin e parë të lëvizjes
16/11/2019 18:54

Protestuesit jelekëverdhë nga e gjithë Franca, u mblodhën sërish në Paris, në përvjetorin e parë të fillimit të lëvizjes së tyre. Disa persona u arrestuan, policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat dhe një përpjekje për të bllokuar hyrjen kryesore të qytetit, u zmbraps. Sidoqoftë, në disa zona, demonstruesit i vendosën zjarrin paletave të drunjta. Demonstrimet e përjavshme që bënë që të paralizoheshin pjesë të Francës, në fund të vitit të shkuar, tashmë janë reduktuar në tubime më të vogla, që vazhdojnë të mbahen çdo të shtunë, me të njëjtat kërkesa. Por, tre të katërtat e francezëve, të anketuar së fundmi, thonë se lëvizja e njohur si jelekëverdhët, nuk është shuar ende. Lëvizja pa një lider është provuar tashmë si sfida më e ashpër për qëllimet reformiste të presidentit Macron. Për të ndaluar zemërimin në rritje, ai u detyrua të tërhiqej nga rritja e taksës së karburantit që e ndezi lëvizjen, dhe të ofronte masa shtesë, mes të cilave edhe reduktimin e taksës së pensioneve dhe rritjen e pagës minimale. Por, shumë jelekëverdhë mendojnë se kjo nuk mjafton… Se cili do të jetë fati i lëvizjes, nuk mund të parashikohet, por jelekëverdhët e kanë arritur një objektiv; ata janë një grup njerëzish që thonë se kanë qenë të padukshëm, por që kanë gjetur një mënyrë që ti bëjnë zërat e tyre, të dëgjohen…

Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57