Europa pa zgjidhje për kthimin e militantëve të ISIS-it
08/11/2019 20:57

Europa ende nuk e ka një zgjidhje për kthimin e militantëve të ISIS-it. Këta janë njerëz që në kontinentin e vjetër, nuk i do askush: Anëtarët e grupit terrorist mbahen në burgjet apo kampet kurdë në veriun e Sirisë, e gjithnjë e më shumë edhe në burgjet turke. Turqia e tregoi përpara disa ditësh se kërkon ti kthejë në vendet e origjinës përkrahësit e shtetit islamik. Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu u shpreh se në burgjet turke qëndrojnë 1.200 milicë të IS-it, shumë të tjerë mbahen në qendra dëbimi. Edhe ai theksoi, se Turqia do të kthejë në vendet e origjinës milicët e IS-it. Problemi nuk është i ri. Por qeveritë europiane deri më tani nuk kanë vepruar. Që nga fitorja ushtarake kundër IS-it në mars, burgjet e kampet kurdë janë mbushur me ish-luftëtarë të IS-it, me gra dhe fëmijë. Sipas një studimi të Institutit Egmont në Bruksel, afër 500 burra e gra dhe 750 fëmijë vijnë nga vendet europiane. Kërkesa drejtuar vendeve europiane për të pranuar qytetarët e tyre ka pasur gjithmonë nga kurdët, që vetë administrojnë Sirinë veriore e që ndjehen të lënë vetëm me këtë problem. Edhe presidenti Trump i bëri thirrje vendeve europiane në shkurt që të marrin qytetarët e tyre. Por deri më tani është bërë shumë pak. Problemi u bë më akut me ofensivën turke në Sirinë veriore. 750 të burgosur të IS-it, thuhet se e kanë përdorur atë për të dalë nga burgjet, mes tyre edhe katër gra gjermane. Vërtet ato u ndaluan sërish nga forcat turke të sigurisë, por tani është shumë më konkret rreziku pak a shumë abstrakt i një kthimi të pakontrolluar e të pa vënë re të përkrahësve të IS-it. Kjo vlen edhe për rrezikun e një atentati terrorist.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00