E diela në pishina. Alternativa e tretë e fundjavës pas detit dhe malit
10/06/2018 21:03

Të shumtë janë ata që zgjedhin detin gjatë fundjavave të nxehta, kur temperaturat e motit sa vijnë e rriten. Por, për të shmangur trafikun e rënduar drejt Gjirit të Lalzit apo jugut, zgjidhja më praktike është pishina, një alternativë kjo edhe më ekonomike.