“Diplomati shpëton veten dhe vë në rrezik presidencën e Trump-it!”
20/11/2019 19:14

Gordon Sondland, sapo shpëtoi veten dhe vuri në rrezik presidencën e Donald Trump-it thotë CNN. Ambasadori amerikan në BE deklaroi përpara komisionit të Inteligjencës së Dhomës së Perfaqësuesve se ka qenë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për ta detyruar Ukrainën të hapte një hetim mbi Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter. “Unë ndoqa udhëzimet e presidentit”, u shpreh Sondland. Pohimi i tij konsiderohet si grusht i fortë për Shtëpinë e Bardhë që këmbëngul se nuk ka pasur lidhje mes ndihmës ushtarake apo vizitës së presidentit ukrainas në Washington, dhe hetimeve për ish-zëvendëspresidentin amerikan. “Ishin të gjithë në dijeni. Nuk ishte sekret. Të gjithë u informuan përmes email-it në 19 korrik, disa ditë përpara telefonatës presidenciale. Sic ia transmetova dhe ekipit, I thashë paraprakisht presidentit Zelensky se garancitë për të kryer një “hetim të plotë e transparent“ dhe “për të kthyer cdo gur”, ishin të domosdoshme në bisedën e tij me presidentin Trump”, u shpreh Gordon Sondland. Sonland pohoi qartë se ka ekzistuar kushtëzimi, një veprim që në SHBA njihet si “quid-pro-quo” ( kuid pro kuo). Sondland deklaroi se ka punuar me avokatin personal të Trump-it, Rudy Giuliani, “për të thyer bllokadën” dhe për të garantuar sërish ndihmën për Kievin, një ndihmë që mbërrinte në qindra miliona dollarë. “Giuliani ka shprehur dëshirën e presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe ne e kemi ditur se këto hetime kanë qenë të rëndësishme për kreun e shtetit”, është shprehur ambasadori.

Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00