Policia turke ka publikuar këtë mesjavë, videot e regjistruara nga forcat e sigurisë gjatë ndeshjes që vendosi titullin kampion në futbollin turk, ku Fenerbahce barazoi me Gallatasarajn, dhe ky i fundit fitoi trofeun. Ndeshja u karakterizua nga episode dhune gjatë dhe pas përfundimit të saj.