Certifikata e lindjes së foshnjes mbretërore zbulon disa sekrete
18/05/2019 20:34

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan mbajtën shumë sekrete rreth lindjes së djalit të tyre, Archie Harrison Mountbatten-Windsor, mëngjesin e 7 majit. Kjo ishte diçka që ata e kishin paralajmëruar gjatë dhe pas shtatzënisë, kur bota mbeti për disa ditë në pritje të emrit dhe fotos së parë të bebes.