Bushi dhe Bogdani kujtojnë kur nisën karrierën: Së fundi Tirana po krenohet për shumë gjëra
18/11/2019 22:05

Kush është kampion i vërtetë është në çdo fushë, jo vetëm te ajo e gjelbër, por edhe në familje e komunitetin ku jeton. Kjo është mëse e vërtetë për dy nga golashënuesit më të mirë të kombëtares sonë të futbollit, Alban Bushi dhe Erion Bogdani, të cilët bashkë me shokët e tyre vendosën që të kontribuojnë duke shtuar gjelbërimin e kryeqytetit. Bushi vlerëson ndryshimin që po pëson Tirana, me më shumë gjelbërim, parqe, kënde lojërash e ambiente sportive. “Së fundi Tirana po krenohet për shumë gjëra, me parqe lodrash, me mbjellje pemësh, me shumë e shumë gjëra të tjera. Por, një nga gjërat kryesore që ka Tirana në këto momente është Parku i Liqenit. Jo vetëm që i jep shumë oksigjen Tiranës, sepse më parë nuk e kishim këtë lloj oksigjeni. Kemi parë si ishte Tirana më parë dhe se si është tani; por sa i përket anës sportive, këtu stërviten shumë njerëz, marrin oksigjen, stërviten edhe shumë fëmijë të vegjël. Dikur edhe ne jemi stërvitur këtu, kur kemi qenë me të rinjtë e Tiranës. Nuk kishte shumë hapësira ose vraponim nëpër ato kodrat, ku edhe ndonjëherë mund të thyenim edhe këmbën. Kurse tani, shikoni sesi është, ka edhe pista për të bërë vrap. Mendoj që ta vazhdojmë këtë nismë, të mbjellim edhe më shumë pemë, jo vetëm ne sportistët, por të gjithë qytetarët e Tiranës”, tha Bushi. Ndërsa Erion Bogdani i cili ishte dhe një nga të parët që hapi rrugën e futbollistëve shqiptarë në Seria A, shprehet: “Është një iniciativë shumë e bukur, një kënaqësi për mua, sepse është hera e parë që mbjell një pemë dhe faktikisht duhet të marrim sa më shumë këto iniciativa për arsye sepse sa më shumë pemë të ketë qyteti aq më bukuri i jep”.

Top Channel/ Vr*sja Santiago Malkos, zbardhet dëshmia në GJKKO e babait të Leonard Dukës: Fëmijët…
01/07 22:57
Top Channel/ Elbasan, 4 zjarre ngjallin panik. Flakët në Landfillin e qytetit, tym toksik mbi qytet
01/07 22:36
Top News – Sërish zjarr në landfillin e Elbasanit. Shtëllunga të zeza tymi ‘mbytin’ qytetin
01/07 21:49
Top Channel/ Tymi mbulon Elbasanin! Zjarr i madh në Landfill, ndërhyn helikopteri
01/07 20:16
Top Channel/ Gjyqi për klanin “Duka”, zbardhet dëshmia e babait të rivalit të Ervis Martinajt
01/07 20:02
Top Channel/ Wizz Air 5 vjet në Shqipëri! Linja zgjerohet edhe me 3 destinacione të reja
01/07 20:01
Top Channel/ U arrestua sot në Francë, kush është ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit, i akuzuar krime
01/07 20:00
Top Channel/ Farage për TCH: Shqiptaret e këqij i dua jashtë, vijnë në Londër për qëllime të mbrapshta
01/07 19:54
Top Channel/ Përfshihet nga flakët landfilli i Elbasanit, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse
01/07 19:26
Top News – Mbi 1 ton kokainë. Shkon në gjyq shqiptari që mbyti Zvicrën me drogë
01/07 18:26
Top News-Ligji i ri për administrimin e pallateve.Po nuk paguat tarifat, nuk shisni dot apartamentin
01/07 18:23
Top News – Kontrolli i investimeve të huaja. Tabaku e Braçe, rezerva për projektligjin e Shalsit
01/07 18:21
Top News – Wizz Air shënon 5 vite në Tiranë. Destinacione të reja dhe një promocion të veçantë
01/07 17:20
Top News – Humb kontrollin e motoçikletës, plagoset drejtuesi në Lezhë
01/07 17:05
Top News – Dogji mbetjet pranë pyllit të Sodës, në pranga pirromani në Vlorë
01/07 17:00
Top Channel/ Shtrenjtimi i biletës së transportit, banorët ngrihen në protestë në Elbasan
01/07 16:09
Top Channel/Përcillet për në banesën e fundit Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri
01/07 16:07
Top Channel/ Kurti nuk “tërhiqet”: Nis ndertimi i dy urave te reja krah Ures se Ibrit!
01/07 16:01
Top Channel/ Kampionati i boksit në Pukë, fiton i riu Jurgen Lazri
01/07 15:56
Top Channel/ Një vit pa Ismail Kadarenë! Përkujtohet gjeniu i letrave
01/07 15:51