Balla në takimin e PS: Të hënën votojmë dy anëtarë të Kushtetueses, Reformën Zgjedhore e mbyllim në…
09/11/2019 13:14

Në takimin e PS “Ti zgjedh”, Taulant Balla foli për 4 forma të mundshme votimi në zgjedhjet për përcaktimin e delegatëve të Kongresit. “Ky është një moment shumë i rëndësishëm për PS sepse ne kemi treguar që jemi e vetmja fuqi ndryshimi. Ne sapo kemi filluar implementin e një risie në politikë, që janë të paktë ata që e bëjnë, kjo për t’i mundësuar organizatave tona për tu drejtuar nga një grua dhe një burrë. Jemi të 5 në botë për nr e grave në qeveri, kjo është një gjë shumë e mirë. Një nga objektivat tona është barazia gjinore që të mos mbetet vetëm në letra. Në këto zgjedhje do kemi 4 forma të mundshme votimi: do të jenë 362 qendra votimi klasik me fletë, e dyta votim elektronik testim se si do nxjerrë rezultatin, e treta votim online dhe katër votime me post për ata që jetojnë jashtë. Suksesi i gjithë këtij procesi ka një rëndësi për vazhdimin e mandatit tonë dhe për fitoren në qershor në 2021. Tani PS ka nevojë për riorganizim, dhe të bëjmë ndryshime aty ku është e nevojshme. Nuk quhet e kryer puna jonë vetëm me 16 nëntor, duhet të vazhdojmë më tej. Duhet ta thellojmë statutin e barazisë gjinore, duhet të shkojmë me 50 përqind burra e gra”, tha ai. Balla tha më tej se pavarësisht se “KE nuk mori dot vendim pozitiv, por nuk duhet të dorëzohemi sepse qeveria i ka plotësuar të gjitha detyrimet që Shqipëria ka”. “Të hënën mbyllim vakancat në gjykatën Kushtetuese, pra do zgjidhen 2 të tillë, deri në janar do zgjidhet i 3, brenda Krishtlindjeve mbyllim edhe paketën e reformës zgjedhore. Duhet të ndryshojmë rregullat sa i përket financimit të Partive. Si prsh një parti ka falsifikuar dokumentat për financimin e partisë, prandaj rregullat duhen ndryshuar”, tha Balla.

BERISHA e “braktisi”, BASHA aleancë me ARGITA MALLTEZIN?/ KURTI përçan politikën SHQIPTARE
22/04 23:51
Top News/ Dezinformimi në dorë të Braçes/ PS publikon anëtarët, PD nuk ka ende një qëndrim
22/04 17:02
Top Channel/Rama nis turin e takimeve me diasporën, zbulohen datat dhe agjenda e kryeministrit
22/04 15:05
Top News/ Fati i kryetarëve në veri/ Votohet nëse do të shkarkohen ose jo
20/04 18:06
Top News/ PAA e zhgënjyer me zgjedhoren/ Duka kërkon rikthimin e koalicioneve parazgjedhore
20/04 15:51
Top News/ Basha krah SPAK, sulmon Metën/ Akuza dhe Rithemelimit- Pacientë me sëmundje mendore
20/04 15:14
Top Channel/ Gratë që kërkon Ilir Meta. Kryetari i PL: Si theçeri, jo skemaxhie e xheloze që kanë…
20/04 15:09
Top News/ Basha mbledh këshilltarët bashkiakë/ U tërheq vëmendje për denoncimet
20/04 14:22
Top News/ ‘Miliarda euro janë në lojë’/ Basha merr në mbrojtje SPAK, sulmon Ramën, Berishën e Metën
20/04 14:22
Top News/ Meta vijon gricjet me Kryemadhin/ Kreu i PL- Do luftojme nepotizmin në parti
20/04 13:46
Top News/ ‘Të zhdukim korrupsionin me AI’, Meta sulmon Ramën- Mister ‘1 prilli’
20/04 13:01
Top News/ Meta kopjon Ramën- Gratë do të prioriteti i parë, mbi 50 përqind në drejtim
20/04 13:01
Top News/ Arsyet përse largoi këshilltarin/ Ilir Meta kritika edhe për Tedi Blushin
20/04 13:00
Top News/ Meta thumbon Kryemadhin- Mbrojtja më e mirë është sulmi, të hapur për fraksione
20/04 12:48
Top Channel/ Nga problemet e PD-së,tek zgjedhjet!Rama podcast “surprizë” me ish-deputetin Mark Marku
20/04 12:48
Top News/ Ilir Metës nuk i ndahet e keqja nga ish-ministrat e ish-deputetët e tij: Kam bërë gabim
20/04 12:47
Top News/ ‘U janë vënë stërkëmbësha’, Meta thumbon Kryemadhin: Kemi mendjen tek çantat e shtrenjta
20/04 12:47
Top Channel/ “I bëra kazan të gjithë”, Rama për etiketimet ndaj medias: Më ka ngelur njollë!
20/04 12:40
Top Channel/ “Paaftësi për të krijuar debat”, Mark Marku: Kompromisaxhi, tradhtar e të tjera
20/04 12:39
Top Channel/ Podcasti “Flasim”, ish-deputeti PD-së Mark Marku: Drejtësia të funksionojë, por…
20/04 12:38