A e zëvendëson ‘Mini-Shengeni Ballkanik’ procesin e anëtarësimit në BE?
22/11/2019 20:21

Entuziazmi nga disa, dhe skepticizmi nga të tjerë kanë rrethuar nismën e mini-Shengenit ballkanik që kur ajo u bë publike. Ka zëra që thonë se kjo nismë “zëvendëson mungesën e angazhimit të BE-së”, se “ngadalëson procesin e integrimit “; apo se ” Mini-Shengeni po krijon Jugosllavinë e re “. Kritikët, shprehet Emina Muminović, janë të bindur se një lëvizje e tillë vetëm sa do t`i shkëpusë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se synon të zhvendosë fokusin larg zhgënjimit që shkaktoi shtyrja e çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Ka dhe nga ata që pretendojnë se bëhet fjalë “ për një mashtrim të lirë politik që do të dukej mirë vetëm në letër”. Sidoqoftë, ekspertë të tjerë besojnë se nisma e Mini-Shengenit nuk do të ketë ndonjë ndikim negativ në pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por thonë se ajo shkon paralel me procesin. “Një nga kushtet për vendet kandidate dhe ato me potencialin për kandidate është krijimi i një bashkëpunimi efektiv rajonal përpara se të anëtarësohen në bllokun europian. Pikërisht këtë bën Mini-Shengeni”, tha për europeanwesternbalkans, Srđan Cvijić, analist politik pranë Institutit të Politikës Europiane për Shoqërinë e Hapur dhe anëtar i Grupit Këshillimor të Politikave të Ballkanit në Europë (BiEPAG). Cvijić megjithatë shton se duhet bërë më shumë kur vjen fjala tek zgjidhja e mosmarrëveshjeve bilateriale mes shteteve te rajonit. Pozitivisht e sheh këtë iniciativë edhe profesori i Universitetit të Grazit Florian Bieber, I cili thekson se Mini-Shengen është një nismë e mirë, e “ zor të shihet ndonjë gjë e keqe në lidhje me të”. Duke kujtuar sidoqoftë, faktin që Kosova ka mbetur jashtë kësaj kornize, Bieber këmbëngul se që marrëveshja të ketë vërtet impakt, në të duhet të përfshihen të gjitha vendet e rajonit.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00