3 vjet nga Botërori, zbulohet ecuria e punimeve për stadiumet
21/11/2019 18:22

Pas 3 vitesh, pikërisht në 21 nëntor të 2022 do të nisë edicioni më i çuditshëm i Kupës së Botës në futboll, ai që do të mbahet në Katar. Për shumë aspekte, ai do të jetë Botërori i herëve të para; për herë të parë një vend i Lindjes së mesme pret kompeticionin më të rëndësishëm dhe për herë të parë ai do të zhvillohet në muajt e dimrit. Por Qatar 2022 do të jetë edhe botërori i fundit që do të zhvillohet me 32 skuadra. Duke nisur që nga Kupa e Botës të vitit 2026 që do të mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada, numri i skuadrave pjesëmarrëse do të jetë 48. Në vendin e Lindjes së Mesme puna po vijon përsa i përket infrastrukturës e stadiumeve dhe Komiteti Organizator i Kupës së Botës në Katar publikoi një video të ecurisë së punimeve në stadiumet që do të presin ngjarjen më të rëndësishme në futboll. Do të jenë 8 stadiume që do të presin ngjarjen më të rëndësishme futbollistike në botë, 6 prej të cilëve janë ende duke u ndërtuar, por që pritet të jenë gati 1 vit përpara sfidës hapëse të Kupës së Botës. Megjithatë përgatitjet për organizimin e këtij botërori nuk kanë kaluar pa probleme. Katari prej kohësh është vënë nën akuzë për trajtimin jo të drejtë të punëtorëve sidomos atyre që vinin nga jashtë vendit. Por Organizata ndërkombëtare e Punës e Kombeve të Bashkuara iu kundërpërgjigj ankesave duke miratuar një buxhet të ri ku kishte vendosur një pagë minimale dhe mbrojtje ligjore për punëtorët e huaj, një buxhet që u miratua vitin e kaluar nga qeveria e Katarit.

Top News/ Historike në Serinë A. Torino-Inter, gjykim me vetëm arbitre femra
25/04 15:52
Top Channel/ Luajnë në Premier League, kush janë dy 19-vjeçarët të akuzuar për përdhunim
24/04 15:30
Top News/ Gjykata pezullon ankandin/ Klubi i tiranës mbetet në pronësi të Refik Halilit
24/04 14:45
Top News/ Skandal në Premier League. Arrestohen 2 futbollistë për dhunë sek*uale
24/04 13:24
Top News/ ‘Çmenduria’ nga Dubai/ Plan 2.5 mld USD për ndërtimin e një stadiumi nënujor
23/04 15:24
Top News/ Inter, 20 herë kampion i Italisë. Tifozët sfiduan motin, festë e çmendur te Duomo
23/04 11:54
Top Channel/Dështon ankandi për Tiranën/Asnjë ofertë për aksionet e sekuestruara të klubit bardheblu
22/04 19:57
Top Channel/ Maratona e Vlorës/Atletët nga Kenia marrin vendet e para mes 1200 konkurrentëve në garë
21/04 15:15
Top News/ Befason legjenda Romario. Do rikthehet të luajë në moshën 58 vjeçare
17/04 19:19
Top Channel/ Kampionë në Kickbox/ Ekipi i Apollonisë merr trofeun në kampionatin e fundit
17/04 15:33
Top Channel/ Dhunë në kampionatin U-21,përplasje me Erzenit dhe Partizanit, dy futbollistë në spital
16/04 18:48
Top News/ Ceremonia e hapjes e ‘Paris 2024’. Macron bën të ditur planin B për sigurinë e eventit
15/04 15:57
Top Channel/ AF Elbasani ngjitet në superiore/ Flet Guranjakun, drejtori sportiv i klubit
15/04 13:03
Top News/ UFC e bën zyrtare. Irlandezi Conor McGregor kthehet në oktagon
14/04 17:58
Top Channel/ Ndërroi jetë gjatë ndeshjes miqësore, momenti kur ish-futbollisti rrëzohet në tokë
13/04 19:13
Top News/ ISIS kërcënon Europianin/ Gjermania dyshon se ka infiltruar 50 terroristë në vend
12/04 22:42
Top News/ Incident me Ferrari , frikë për mbrojtësin Elseid Hysaj
12/04 12:12
Top Channel/ Frikë për Elseid Hysajn, Ferrari i tij merr flakë! Lojtari ishte me vjehrrin në makinë
12/04 12:07
Top News/ Momente paniku për Harry Kane/Makina e familjes përfshihet në aksident, lëndohen fëmijët
12/04 09:34
Top News/U gjykua për vrasjen e ish-bashkëshortes.Ndërron jetë O.J Simpson,humbi betejën me kancerin
11/04 19:45