Një jaht me vela disa miliona dollarësh, që më parë i përkiste manjatit francez Bernard Tapie, shihej sot në flakë në Malajzi, teksa zjarrëfikësve iu deshën disa orë për të shuar zjarrin. Pamjet nga agjencia maljaziane e rojës bregdetare, tregonin tymin që dilte prej jahtit në ujë, pranë ishullit Pulau Singa Kecil, disa kilometra larg ishullit kryesor Langkawi.