Top News – Shpërthen bomba në Moskë / Vriten dy oficerë policie një ditë pas gjeneralit rus
25/12/2025 09:37

Tre persona u vranë nga një bombë që shpërtheu në Moskë të mërkurën, pasi dy oficerë policie iu afruan një burri që sillej në mënyrë të dyshimtë pranë vendit ku një gjeneral i lartë u vra dy ditë më parë në një tjetër shpërthim për të cilin Rusia fajësoi inteligjencën ukrainase. Një sërë figurash ushtarake ruse dhe mbështetës të profilit të lartë të luftës në Ukrainë janë vrarë gjatë konfliktit gati katërvjeçar. Inteligjenca ushtarake ukrainase ka thënë se është përgjegjëse për një numër sulmesh. Komiteti Shtetëror Hetimor i Rusisë tha se kur dy oficerë policie iu afruan një burri që po sillej çuditshëm, ata u vranë nga një pajisje shpërthyese, duke shtuar se një person i tretë u vra gjithashtu. Por hetuesit nuk specifikuan se kush ishte personi i tretë. Komisioni hetimor vetëm sqaroi se ka hapur një cështje penale për vrasjen e oficerëve të policisë dhe trafikimin e paligjshëm të mjeteve dhe lëndëve shpërthyese. "Pati një shpërthim", tha Alexander, një banor që jeton aty pranë, për agjencinë e lajmeve Reuters. "Ishte një shpërthim i fortë, si ai në makinën disa ditë më parë". Një banore tjetër me emrin Roza tha se u zgjua nga shpërthimi në orët e para të mëngjesit dhe se e gjithë ndërtesa u trondit. Kanalet jozyrtare të lajmeve në Telegram thanë se personi që kishte vendosur bombën ishte një nga të vrarët dhe se ai e detonoi atë kur iu afruan oficerët. Shpërthimi ndodhi shumë afër vendit ku u vra të hënën gjenerallejtënant Fanil Sarvarov, kreu i drejtorisë së stërvitjes operacionale të ushtrisë së Shtabit të Përgjithshëm Rus. Rusia tha se dyshonte se Ukraina qëndronte pas vrasjes pavarësisht se kjo e fundit nuk ka marrë përsipër asgjë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20