Një vatër zjarri është shfaqur në brendësi të parkut të Divjakës, pranë Pishës së Madhe. Punonjësit e parkut të Divjakës të ndihmuar nga forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit. Si pasojë është djegur një sipërfaqe e vogël kryesisht me pisha të rëna.