Zhvatjet me kreditë e këqija, institucionet që i mbledhin japin kredi për të larë kreditë!-Fiks Fare
27/02/2024 20:45

Fiks Fare denoncoi sesi një qytetare po zhvatet nga një institucion që mbledh kredi të këqija. Një këst i mbetur nga një kredi e mëparshme, është shumëfishuar, madje ajo kërcënohet se do t’i sekuestrohet shtëpia. Por, vetë këto institucione vijojnë që të fusin në “gropë” këtë familje, pasi i shtojnë vlerën me detyrime përmbarimore dhe ekspertët. Dhe vlerën totale të këtyre detyrimeve të reja ia japin kredi të re, me përqindje tepër të larta. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një zonjë nga Vlora. Ajo tregon se shumë vite më parë ka marrë një kredi 1.5 milionë lekë të vjetra. Nuk ka paguar një këst, pasi ka burrin invalid të plotë. Më pas e kanë marrë disa punonjës të institucionit financiar Micro Credit Albania. Disa i thonë ke edhe 2 milionë të mbetura, njëherë 3, e më pas 4 milionë. Denoncuesja thotë se s'ka pasur mundësi ta paguajë dhe i kanë shkuar në banesë dy punonjës të MCA dhe i kanë dhënë një kredi. Pra, kredi për të larë kredinë! Denoncuesja pohon se sërish s’ka pasur mundësi dhe nuk e dinte se çfarë ishin këto dokumente. “Fillova të paguaj, njëherë nga 50 e 100 mijë lekë. Kam faturat dhe deri tani kam paguar mbi 5 milionë lekë të vjetra. Kam të gjitha faturat. Tani më thonë se do të marrim shtëpinë, s’di kujt t'i drejtohem” thotë denoncuesja.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30