14 nga 15 subjektet e shërbimit publik të cilat kryejnë aktivitetin e tyre në orët e vona të natës, pranë zonave të banuara në kryeqytet, janë penalizuar mbrëmjen e së shtunës gjatë kontrollit të kryer nga inspektorët e Drejtorisë së Kontrollit në Ministrine e Mjedisit, Inspektoriatit të Mjedisit dhe Agjensisë Rajonale të Qarkut Tiranë dhe Institucionit të Shëndetit Publik.