Familja e një 40 vjecari në Lepenicë të Vlorës denoncon zhdukjen e tij pasi nuk kthehet prej 5 ditësh në shtëpi. Makina e Ermal Ngucaj është gjetur në një tjetër fshat në Mavrovë dhe brenda kanë qenë edhe veshjet e tij. Ndërkohë nëna e tij Mjaftime tregon se dyshon për një konflikt të vjetër të të birit me një firmë guroreje në fshat. Familja dyshon për rrëmbimin e tij dhe i kërkon policisë të marrë në pyetje edhe shokët e djalit pasi sipas tyre ata mund të dinë diçka.