Zëri i Amerikës: Kushtetuesja, Meta sulmon ambasadën e SHBA-ve
21/11/2019 19:03

Në Shqipëri presidenti Ilir Meta ju rikthye sot sulmeve ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë lidhur me Reformën në Drejtësi dhe kryesisht për komentet e tyre mbi përplasjen rreth çështjes së emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Shkak për këtë duket se u bë një deklaratë e shpërndarë më herët nga ambasada amerikane lidhur me ringritjen e Gjykatës kushtetuese e cila konsiderohet “një hap madhor në procesin e reformës në drejtësi”. Duke ju referuar situatë së krijuar, ambasada vëren më tej se “ky përparim i nevojshëm ka ngecur për shkak të interpretimeve të ndryshme ligjore të procesit të emërimit, parashikuar nga kushtetuta shqiptare dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi. Institucionet gjyqësore shqiptare, kushtetuta dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi, duhet të udhëheqin procesin e zgjidhjes së këtyre intepretimeve të debatuara. Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara – thekson deklarata – mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit”. Menjëherë më pas, zëdhënësi i presidentit Meta reagoi me të njejtën gjuhë të ashpër, të përdorur nga Kreu i Shtetit ditët e fundit, duke mos kursyer as përfaqësuesit ndërkombëtarë, të etiketuar “garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit”, kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED. Presidenti Meta sulmoi në mënyrë të drejtëprdrejtë ambasadorin italian Alberto Cutillo, i cili ishte i pari që hodhi publikisht idenë e përfshirjes së Komisionit të Venecias për zgjidhjen e përplasjes mbi emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ide e cila u mbështet dhe nga Brukseli. Por për Kreun e Shtetit shqiptar “tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës”. Reagimi i zëdhënësit të Presidentit, vijon me një referencë të qartë ndaj ambasadës amerikane kur shprehet se “Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë”, lokalitet ku disa vite më parë u zbulua një laborator kokaine. “Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik”, vijon reagimi. Zëdhënësi i zotit Meta konfirmoi më pas zhvillimin e një bisede që presidenti shqiptar ka patur mbrëmë me zëvendës ndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit Matthew Palmer, “me kërkesë të këtij të fundit. Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese”, shpegoi zëdhënësi Tedi Blushi duke shtura se nëse ambsada amerikane do të ishte dakort presidenca do të ishte gati “ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar. Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur! Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!”, mbyllet reagimi. /VOA

Top Channel/ Samiti, Serbia refuzon të firmosë/ Begaj: Siguria nuk është vetëm brenda shtëpisë
16/06 23:13
Top Channel/ Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Jemi me ritme të shpejta në BE
16/06 19:43
Top Channel/ Sundimi i ligjit nën lupën e BE! Draft-raporti i Brukselit, vlerësohet progresi i SPAK
16/06 19:35
Top Channel/ Satira e Gjekmarkajt në Parlament: Të shpallet Miss Fjalimi, propozoj Pastor Toni Gogun
16/06 18:23
Top Channel/ Ina Zhupa: Vota u vra para se të futej në kuti, ndryshuat vullnetin e qytetarëve
16/06 15:53
Top Channel/ Kuvendi rikthehet me debate. Opozita kërkon llogari për seancën e pa mbajtur
16/06 15:29
Top Channel/ Samiti i SEECP në Tiranë. “Stabilitet e zhvillim. Bashkëpunim rajonal për integrimin”
16/06 15:28
Top Channel/ Rinumërimi zgjat 20 ditë/Kreu i KQZ: Është koha të depolitizohet administrata zgjedhore
16/06 15:19
Top Channel/Tabaku: Fjalët që u thanë në parlamentin europian ja nxinë faqen Shqipërisë, jo opozitës
16/06 14:59
Top Channel/ Tabaku: Nuk ka qytetar shqiptar që e sheh të ardhmen e tij dhe të familjes në Shqipëri
16/06 14:42
Top Channel/ Noka: Rezoluta e Parlamentit Europian e tha qartë që 11 maj ishte garë e pabarabartë
16/06 14:25
Top Channel/ Noka: Makthet e humbjes së pushtetit bënë që të kryhet farsa më e shëmtuar elektorale
16/06 14:19
Top Channel/ Sula: Shumica ka agjendë personale, prisni dhjetorin kur diskutohet mbarimi i…
16/06 14:18
Top Channel/ ‘Mos komentoni opozitën’, Bardhi-Spiropalit: Ju s’mund të na diktoni për…
16/06 14:05
Top Channel/ ‘Me ju apo pa ju do ta mbyllim me sukses’, Peleshi i kthehet opozitës: Ju nuk vini…
16/06 14:04
Top Channel/ Shehu: Po godisni familjen, kaloni ligjin që njeh vetëm 2 gjini
16/06 13:50
Top Channel/ ‘Nuk po diskutohen iniciativat tona’, Tabaku: Në këtë Kuvend s’mund të anashkalohen…
16/06 13:48
Top Channel/ ‘Nuk po diskutohen iniciativat tona’, Tabaku: Në këtë Kuvend s’mund të anashkalohen…
16/06 13:39
Top Channel/ ‘E turpshme’, Noka-Spiropalit: Kuvendi nuk është dyqani juaj që mund të hapet dhe…
16/06 13:38
Top Channel/ Berisha nuk shkon në SPAK! Duhet të paraqitej sotpara prokurorëve
16/06 12:55