Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Klos, pasi dyshohet se është hedhur nga ura, në rrethana ende të paqarta. Burime pranë Policisë bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë banues në Zall-Bastar të Tiranës. Dritan Lila, rreth 35 vjeç, nga Zall-Bastari, është personi që humbi jetën pasi u hodh nga Ura e Vashës.