“Zbatimi i rregullave”, Policia kontroll masiv në vend, 53 shoferë të arrestuar e 13106 gjoba
10/03/2021 13:39

Pas kontrolleve masive në të gjithë vendin nga policia, janë arrestuar 53 shoferë nga të cilët 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 18 për drejtim mjeti pa leje drejtimi gjatë 10 ditëve të para të muajit mars Janë pezulluar 209 leje drejtimi, nga të cilat 144 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 65 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Gjithashtu janë vendosur 13106 gjoba në të gjithë vendin. Drejtoria e Policisë Rrugore Kontrolle masive në të gjithë vendin, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “ROADPOL MARS 2021”, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet në lëvizje po kryhen nga punonjësit e Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në 12 Drejtoritë Vendore të Policisë, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë. Gjatë 10 ditëve të para të muajit mars, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe: Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 53 drejtues mjetesh, nga të cilët 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 18 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 209 leje drejtimi, nga të cilat 144 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 65 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Gjithashtu janë vendosur 13106 masa administrative, të ndara si më poshtë: 2519 masa administrative për parakalime të gabuara. 2050 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. 468 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara. 537 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit. 244 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse. 3462 masa për parkim dhe qëndrim të gabuar. 3826 masa për shkelje të tjera të përcaktuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë. Zbatimi i planit operacional do të vijojë përgjatë gjithë muajit mars, në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në të gjitha rrugët, sidomos në ato me risk për ngjarje. Apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21
Top News – ‘Investo të bëhesh pasanik’/ Zbërthehet skema e zhvatjes, SPAK godet call center-at
03/11 20:00
Top Channel/ 4 mln euro dëm! Goditet banda ndërkombëtare e mashtrimit me call center
03/11 19:53
Top Channel /Kritikat për paketën fiskale 2027, socialistët kundër PD për dëgjesën e shoqatave
03/11 19:50
Top Channel /Excluzive- Udhërrëfyesi i BE: Shqipëria mbyll negociatat më 2027! Po bëni progres
03/11 19:33
Top News-Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj/ Ndodhej prej ditësh në intubim në Spitalin e Traumës
03/11 16:52
Top News – Bie interesi për të ndërtuar në Palasë, shteti ofroi mijëra metër tokë, asnjë ofertë
03/11 16:43
Top News – Letra e Erion Veliajt për GJKKO: U rrëmbeva dhe transferova me urdhër të Ramës, hetoni
03/11 16:39
Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15
Top Channel/ Veliaj denoncon “rrëmbimin”. Kërkon hetim. GJKKO: Nuk kemi kompetencë
03/11 15:11
Top Channel/ Reforma e vonuar, kosto 228 mln euro. KLSH: Pengohet financimi i Planit të Rritjes
03/11 15:02
Top News – Pretendimet për votimin elektronik. Celibashi: Nuk mbahet nëse PD është kundër
03/11 14:09
Top Channel/ Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, dy makina përplasen mes tyre, plagoset një pasagjer
03/11 14:01
Top News – Vizita e Toni Gogut dhe transferimi. Avokati i Veliajt: Po shqyrtojmë kallëzimin penal
03/11 13:59
Top News – Transferimi i Veliajt në Fier/ Berisha: Rama po bën gjithçka mos humbasë Tiranën
03/11 13:55