Një krahinë që i ka dhënë shumë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Padyshim, i kemi një borxh këtij vendi duke e shkelur një herë të paktën. E kemi harruar Zagorinë , e cila është ende aty mes maleve duke ptitur njëjtë si në një cep mëma fëmijët të kthehen nga kurbeti. Ilnisa Agolli, na rrëfen përmes kësaj udhe në “Fshatrat e Shqipërisë” vlerat e mëdha të këtij vendi, i cili sot ka mbetur njëjtë si një gur në rrokullimë apo fill i këputur, siç thonë edhe zagoritët.