Yuri Kim pyet PS-në: Nga se keni frikë?! Pse lejoni njerëzit të mendojnë që ju jeni “aleatë”?
24/03/2021 15:25

E dërguara e Washingtonit në Tiranë Yuri Kim kërkesën që Tom Doshi mos të ulet përsëri në karrigen e deputetit e ka avancuar kësaj here me një ton në formën e ultimatumit. “Ne vërejmë se Partia Demokratike e Shqipërisë dhe të tjerët, nuk duan që në parlamentin e Shqipërisë dikë të shpallur non grata në SHBA për korrupsion”, tha ajo. Ambasadorja Kim në postim e saj në Twitter ka renditur disa pyetje. Megjithëse nuk e përmend me emër Partinë socialiste, referenca në adresë të shumicës qeverisëse nuk lë vend për interpretim. “Për të tjerët: Për çfarë keni frikë? A është e dobishme të qëndroni të heshtur? Pse po lejoni që njerëzit të mendojnë se ju jeni aleatë? Është kjo të menduarit të asaj ç’ka zgjedhësit meritojnë? Shqipëria meriton më mirë” shtoi Kim. Mesazhi shoqërohet me postimin e departamentit të shtetit në twiter kur shpalli non grata Tom Doshin në 14.04.2018. Ofensiva amerikane kundra Tom Doshit nisi disa javë përpara se subjektet politike të dërgonin listët e kandidatëve në KQZ. Vetë Tom Doshi e injoroi kërkesën amerikane dhe kandidoi si i pari në listat e PSD në Tiranë dhe Shkodër. Ndërkohë Edi Rama i pyetur për kandidimin e Tom Doshit, u distancua kur tha se ai ishte përjashtuar nga PS. Megjithatë kjo përgjigje dhe garancitë e dhëna prej tij amerikanëve, se Tom Doshi nuk do të jetë faktor në formimin e qeverisë së re nëse socialistët fitojnë, nuk i ka mjaftuar selisë diplomatike në Rrugën e Elbasanit.

Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02
Top Channel/ Tirana sot është kryeqytet europian, Rama: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë
14/11 14:56