Wake Up/ Zv. Ministrja Çuçi: Aplikacion spiunimi edhe për qeset plastike
24/10/2019 10:42

Ndotja nga mbetjet plastike është një problem botëror. Sipas të dhënave nga Banka Botërore rreth 12% e mbetjeve në botë e zënë ato që gjenerohen nga plastika, ndërkohë që 450 vjet i duhet një shisheje plastike për tu dekompozuar. Sipas Bankës Botërore, deri në 2025 në ujërat e oqeaneve niveli i mbetjeve nga plastika do të kapi shifrën e 8 milionë tonëve dhe dëmi financiar në mjedis llogaritet të shkojë deri në 8 miliard dollarë në vit. Në raportin e Bankës Botërore, mes vendeve që gjenerojnë mbetje të konsiderueshme nga plastika renditet edhe Shqipëria, ndërkohë që deti Adriatik dhe Jon janë konsideruar hotspote (zona me ndotje të larta) nga këto mbetje të cilat kryesisht vijnë nga qeset plastike dhe përdorimi i tyre pa kriter. Për këtë arsye, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar disa ndryshime në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, që parashikojnë masa më të ashpra administrative (gjoba) për importuesit, prodhuesit dhe përdoruesit e qeseve plastike. Drafti që po diskutohet parashikon gjoba për qytetarët që do i përdorin deri në shumën 100 mijë lekë, ndërsa për importuesit, prodhuesit deri në shumën e 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë. Por nuk janë vetëm masat, por edhe se si do të aplikohet në realitet. zv.Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi u shpreh se krahas draftit, ministria do të nxjerrë dhe një aplikacion ku çdo kush mund të denoncojë rastet e prodhimit, shpërndarjes apo përdorimit të qeseve plastike nga biznese dhe individë.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 25 Shtator 2026
25/09 10:36
“Kur shohin vajza të bukura thonë kushedi kush e mban këtë”/ Wake Up
25/09 10:23
Ish-banorja e BBV4: Nuk shoh lekët tek partneri, gjërat do t’i ndërtojmë bashkë/ Wake Up
25/09 10:20
“Çunat janë bërë princesha”, Livia dhe Anxhelo: Mashkulli duhet t’i shkojë vajzës/ Wake Up
25/09 10:17
Ish-banorja e BBV4; Po e vuaj sinqeritetin në lëkurën time, nuk bëj intriga!/ Wake Up
25/09 10:15
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
25/09 10:12
Ish-banorja e BBV4: Jam kundra njohjes në rrjete sociale, nuk i jap mundësi askujt!/ Wake Up
25/09 10:11
Ku njihet sot partneri i jetës? Ish-banorja e BBV4 dhe aktori zbulojnë ç’ndodh/ Wake Up
25/09 10:05
Aktori rrëfen si njohu partneren: Një muaj e gjysmë e mezi më pranoi ta takoja!/ Wake Up
25/09 10:05
Olesia Leço: Merruni me fëmijët, mendojmë vetëm tek pragu jonë!/ Wake Up
25/09 09:44
Rea dhe Drini “shtrak-shtruk” shumë me njëri-tjetrin/ Wake Up
25/09 09:37
Sazan Guri: Ka gjyshe që nuk përkëdhelin nipërit, ka rënë zonjëllëku!/ Wake Up
25/09 09:36
Sazan Guri: Është e rëndësishme me kë pi kafen e mëngjesit për tre arsye/ Wake Up
25/09 09:34
Sjelljet toksike që të “helmojnë” ditën, Olesia Leço tregon veprimet e gabuara!/ Wake Up
25/09 09:33
Çfarë të bën të humbasësh menjëherë respektin për dikë?/ Wake Up
25/09 09:17
Të dua si bima që nuk çel kurrë, por mban brenda vetes dritën e luleve të fshehura…/ Wake Up
25/09 09:08
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
25/09 09:07
Moti sot sjell reshje, shtrëngata dhe dëborë në zonat malore!/ Wake Up
25/09 09:07
Wake Up – Emisioni i Plotë, 24 Shtator 2026
24/09 10:25
Ekspertja e ekonomisë: Çiftet e reja po e shohin shtëpinë si një ëndërr/ Wake Up
24/09 10:18