Wake Up/ Zef Preçi: Amnistia fiskale, për të legjitimuar paratë e oligarkëve dhe grupeve kriminale
09/07/2020 11:03

Ekspertët e ekonomisë e shohin nismën e qeverisë për amnistinë fiskale pozitive por që nuk shmanget dot pastrimi i parave. Sipas tyre vendi nuk ka mekanizma për të shmangur paratë e krimit. Projektligji “Për amnistinë fiskale dhe penale për subjektet që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive” është hedhur për diskutim dhe së shpejti do të shkojë në Kuvend për miratim. Zef Preçi, ekspert i ekonomisë u shpreh për Wake Up se, në parim asnjë nuk mund të jetë kundër një amnistie por mund të jenë kundër qëllimit dhe synimit të kësaj nisme dhe kujt i shërben ajo. "Në parim askush nuk mund të jetë kundër një amnistie ndonëse amnistia nuk është një ligj i zakonshëm që kalohet pse një shumicë e caktuar ka votat në kuvend. Amnistia për të qenë e suksesshme ka tre kushte: E para do një konsensus midis qytetarëve dhe bizneseve që paguajnë rregullisht taksat, e dyta do konsensus me opozitën politike, që të mos jetë si te ajo fabula e qengjit që ushqehet por që mbikqyret nga ujku, ç'ka do të thotë nuk jep efekt dhe e treta është konsensusi me institucionet financiare ndërkombëtare, dhe kjo është e domosdoshme me vende të varfra me institucione që nuk funksionojnë si duhet dhe që kanë korrupsion të lartë, siç është vendi ynë. Duhen sqaruar dy anë të amnistisë: E para, cili grup shoqëror disponon para, pavarësisht nëse janë të pastra apo vijnë nga aktivitete kriminale dhe, së dyti çfarë synon amnistia. Si rregull amnistia synon që të bëjë një vit fiskal ndryshe, të bëjë një llogari ndryshe me të shkuarën. Se dyti synon që ato biznese që janë jashtë sistemit të futen në sistem dhe të jenë kontribues për periudhat e ardhshme dhe, së treti synon të rikthejë në atdhe shuma parash të ligjshme që për arsye të ndryshme janë larguar. Shqipëria është në kuadrin e përpjekjes së parë; domethënë që qeveria në kushtet kur janë humbur 60-70 mijë vende pune e ku pritet një thellim i papunësisë, ku të ardhurat buxhetore për shkak të rënies së konsumit kanë rënë dhe ku pritet që kreditit të buxhetit t'i mungojnë 10% e DGP, në këto kushte qeveria shpreson të shtojë të ardhurat buxhetore përmes këtij mekanizmi. Në të njëjtën kohë duhet pranuar nëse ishin tre kushte bazë për të pasur një amnisti të suksesshme, që dy prej tyre kanë rënë; opozita është prononcuar kundër dhe institucionet ndërkombëtare financiare, konkretisht FMN është deklaruar në mënyrë publike kundër kësaj nisme. Në të njëjtën kohë duhet pranuar se ka një mungesë transparence me grupin shoqëror që disponon para dhe të krijohet indirekt përshtypja që po krijohet një kanal që legjitimon paratë e akumuluara, sidomos nga vitit 2016 nga aktivitetet kriminale kryesisht droga dhe grupi shoqëror më i interesuar ata që në publik njihen lirshëm si oligarkët dhe njëkohësisht persona me precedentë penal etj."- sqaroi qëndrimin e tij mbi këtë projektligj, eksperti i ekonomisë Preç Zogaj.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30