Wake Up/ Vihet në pikëpyetje efektshmëria e remdesivirit te të sëmurët rëndë me COVID
18/11/2020 11:21

10 muaj më parë, shumë njerëz mund të mos kishin dëgjuar asnjëherë për Remdesivirin. Por, ky emër që nga shfaqja e pandemisë e deri më sot u përfshi në titujt e lajmeve në tërë botën, pasi hulumtimet fillestare treguan se mund të ketë një efekt të dobishëm tek rastet e rënda të pacientëve me sëmundjen COVID-19. Ilaçi antiviral i cili u cilësua si medikamenti magjik, bëri që në SHBA të bliheshin të gjitha rezervat e tij. Rezultatet e një hulumtimi të botuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA, treguan se kjo terapi ka ulur kohën e qëndrimit në spital për pacientët me COVID-19 nga 15 në 11 ditë. Gilead, kompania bio-farmaceutike në SHBA, e cila e prodhon ilaçin, gjithashtu ka raportuar se pesë ditë nga trajtimi me Remdesivir ka pasur efektin e 10 ditëve në trajtimin e pacientëve me COVID-19. Më 1 maj, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA-së lëshoi me urgjencë lejen për përdorimin e ilaçit intravenoz për të rriturit dhe fëmijët e shtruar në spital. Që prej asaj kohe remdesivir, përdoret në shumë shtete tek pacientët e shtruar në spital në gjendje të rëndë të infektuar nga virusi SarsCov2. Edhe në Shqipëri vetë autoritetet shëndetësore kanë pranuar faktin se "remdesiviri nuk është medikament që tregtohet në tregun e hapur, është medikament spitalor, i siguruar falas, nuk është një ilaç që ka një indikacion specifik për COVID-in". Ai është një medikament antiviral që ka dalë për një sëmundje tjetër, por ka studime që mund të përdoret dhe në COVID dhe Shqipëria është pjesë e këtij studimi. Por hulumtimet më të fundit po tregojnë të kundërtën, remdesiviri nuk duhet të përdoret tek pacientët e sëmurë rëndë në spital pasi efektet që ka sjellë përdorimi i tij kanë sjellë efekte anësore dhe të dëmshme në organizëm. Hulumtimi më i madh dhe më serioz (deri tani), i njohur si SOLIDARITY trial zbuloi se remdesivir ka pak ose aspak impakt mbi kursin e COVID-19. Presidenti i Shoqatës Europiane të Mjekësisë së Shërbimit Intensiv (ESCIM), Prof. Dr. Jozef Kesecioglu tha se ‘remdesivir tashmë klasifikohet si një bar që nuk duhet të përdoret në trajtimin rutinë te pacientët me COVID-19’. Kjo deklaratë pritet të mbështetet nga një hulumtim i ri që do të publikohet në Janar 202, – botim ky që është duke u përgatitur prej ESCIM dhe Shoqërisë së Mjekësisë së Kujdesit Kritik. Erand Llanaj, Epidemiolog i gjenomikës dhe nutrigjenomikës, Hungari shpjegoi arsyet psepo bëhet ky debat në lidhje me efektshmërinë e remdesivirittek të sëmurët me COVID.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46