Wake Up/ Vera shton rastet e goditjeve nga dielli. Autoritet shëndetësore shpallin planin e masave
30/07/2020 11:32

Autoritetet shëndetësore, pavarësisht se vëmendja është përqendruar te Covid-19, nuk kanë lënë pas dore në këtë periudhë edhe këshillat dhe sugjerimet për t’i kaluar pa probleme këto ditë dhe muaj të nxehtë, sidomos për grupet më të rrezikuara. Një problematikë e shtuar gjatë stinës së nxehtë janë goditjet nga dielli. I nxehti mund ta komplikojë situatën e pacientëve që vuajnë nga hipertensioni, nga problemet e zemrës dhe insuficienca renale, ose që përdorin ilaçe që përkeqësojnë efektet e goditjes së të nxehtit. Edhe vitet e kaluara rritja e temperaturave nuk ka kaluar pa pasoja, ka pasur edhe persona të cilët si pasojë e komplikacioneve ndikuar nga rritja e tyre kanë humbur dhe jetën, ndërkohë që Evropa apo shtete të tjera të botës janë përballur me një numër të lartë viktimash nga valët e të nxehtit. Grupet të cilat janë më të rrezikuara ndaj temperaturave të larta janë: Të moshuarit, Foshnjat dhe fëmijët e vegjël, Individët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike si: Sëmundjet kardiovaskulare,Diabeti, thyreotoksikoza, Sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK), Sëmundje e mendore, Sëmundjet e veshkave, insuficienca renale, gurët në veshka, Gratë shtatzëna Prof.Arben Pilaca, Dr.i Mjekësisë Interne dhe Urgjencës dha këshilla se si duhet vepruar në situatat e të nxehtit ekstrem Në të gjitha situatat e të nxehtit ekstrem apo në temperaturat e larta ndiqni këto rekomandime: - Mbani të freskët shtëpinë apo ambientin ku jetoni. Kontrolloni temperaturën e dhomës ndërmjet orës 8:00-10:00, në orën 13:00 dhe natën pas orës 22:00. Temperatura e ambientit ku jetoni duhet të mbahet nën 32°C gjatë ditës dhe 24°C gjatë natës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të porsalindurit, për individët mbi 60 vjeç, apo për ata që kanë probleme shëndetësore kronike. Freskoni shtëpinë gjatë natës. Hapni të gjitha dritaret dhe grilat gjatë natës dhe në mëngjes, atëherë kur temperatura e jashtme ulet. Mundohuni të ulni temperaturën në shtëpi. Mbyllni grilat dhe dritaret, veçanërisht ato që rrihen nga dielli. Mos mbani llampat ndezur, reduktoni vënien në punë të pajisjeve elektrike të gatimit apo larjes, etj. Nëse keni kondicioner, mbyllni dyert dhe dritaret me qëllim ruajtjen e temperaturës së brendshme, duke zvogëluar kështu konsumin e tepërt të energjisë.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46