Wake Up/ Varësia nga blerjet online, të trajtohet si sëmundje e shëndetit mendor
21/11/2019 11:44

Rritja e numrit të njerëzve që blejnë online dhe që janë të varur pas këtij fenomeni, i ka detyruar psikoterapistët në botë që ta shohin këtë varësi si sëmundje të shëndetit mendor. Kjo është njohur për dekada, por ekspertët thonë se po merr një kuptim të ri në epokën e internetit dhe tani prek 1 në 20 persona. Dr Astrid Müller, një psikoterapiste në Shkollën Mjekësore Hannover në Gjermani së bashku me kolegët e saj studiuan në mënyrë specifike një grup prej 122 pacientësh që vuanin nga çrregullimi i blerjeve online. Nisur nga këto të dhëna, studiuesit kanë kërkuar që kjo varësi të trajtohen si një sëmundje e shëndetit mendor sepse ata tani janë në gjëndje të përcaktojnë simptoma dhe karakteristika të dallueshme tek një pacient që vuan nga varësia e blerjeve online. Edhe në Shqipëri ky fenomen është prezent. Sipas të dhënave më të fundit të INSAT, në bazë të anketimit mbi “Përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Familje dhe nga Individët (TIK)” blerjet “online” janë kryer nga 10,1 % e popullsisë së grupmoshës 16 – 74 vjeç në 12 muajt e fundit. Ndër blerjet “online”, produktet që zënë peshën më të madhe janë pajisjet sportive, veshje 82,6 %, të cilat kanë treguar një rritje nga viti 2018 me 4 pikë përqindje. Sa i përket blerjeve nëpërmjet internetit,sipas gjinisë dhe grupmoshave, në vitin 2019 gratë kanë kryer më shumë blerje për veshje në krahasim me burrat (56,9 % për gratë dhe 43,1 % për burra), ndërsa burrat treguan një preferencë më të madhe për: kompjuter, programe kompjuterike, pajisje kompjuteri, pajisje elektronike (63,3 % përkundrejt 36,7 % për gratë).

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30