Wake Up/ Vaksina e turbekulozit si na mbron nga Kovid-19. Flet, Dr. Genc Sulçebe
01/04/2020 12:27

Këtë javë studiuesit në katër vende të botës kanë filluar provat klinike për një qasje aspak të zakonshme ndaj koronavirusit të ri: Ata po testojnë nëse vaksina BCG, kundër Tuberkulozit, mund të rigjallërojë sistemin imunitar të njeriut në një mënyrë të gjerë, duke lejuar që ai të luftojë më mirë Kovidin 19 dhe ndoshta të parandalojë tërësisht infeksionin. A mund të jetë kjo një zgjidhje e ndërmjetme për këtë pandemi, në ndërkohë që ende nuk është prodhuar një vaksinë kundër Kovid 19? Sipas Doktor Sulçebe vaksina e turbekulozit nxit sistemin imunitar edhe pse jo në mënyrë specifike që të mbrohemi nga infeksionet virale. "Ky infekson që ka shkaktuar këtë pandemi ka 3 muaj që po zhvillohet dhe është kohë shumë e shkurtër që në kaq pak muaj të dalë një medikament që të jetë efikas ndaj këtij virusi. Të gjitha medikamentet që po përdoren deri tani nuk janë të sigurta me thënë të vërtetën dhe në këtë kuadër ka dalë në skenë dhe vaksina e turbekulozit e cila përveç mbrojtjes nga turbekulozi duket se bën një nxitje të sistemit imunitar sigurisht jo në mënyrë specifike që të mbrohemi edhe nga infeksione virale. Kjo është një e dhënë që ka dalë në dukje vite më përpara dhe tani ka dalë prapë në pah. Por vaksina e turbekulozit është e detyrueshme për fëmijët e porsalindur dhe dihet që ajo mbron deri në 20-vjeç por në moshat e rritura ajo nuk mbron. Por nga ana tjetër për moshat mbi 60- vjeç të shpresojmë që të kenë rënë në kontakt me bakterin e turbekulozit, i cili ka qarkulluar në vendin tonë para disa viteve dhe që trupi i tyre sot të ketë një kujtesë imunitare në mënyrë imuniteti t'i përgjigjet në mënyrë më efikase virusit Kovid 19. Kjo është një shpresë sepse ne nuk kemi fakte sesi trupi do të reagojë me efikasitet apo jo"- tha Sulçebe.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30