Wake Up/ Vajzat e ekranit që kanë rënë pre e ngacmimeve seksuale: Ja pse duhen bërë publike
08/06/2020 11:52

Ditët e fundit, ngjarja e 15 vjeҫares së abuzuar, solli një reagim të fortë publik. Përveç faktit se kjo ishte një ngjarje shumë e rëndë, gjithsecili e sidomos gratë dhe vajzat u ndalën dhe reflektuan mbi këtë çështje në raport me veten. Nuk besoj se ka një grua apo vajzë në Shqipëri që nuk është përballur qoftë edhe një herë të vetme në jetën e saj me ngacmimin seksual, nga zona më e thellë e vendit ashtu dhe në zemër të kryeqytetit ku mendohet se shoqëria "vrapon" drejt emancipimit. Këtë fenomen e hasim në jetën tonë reale por ndoshta edhe më shumë ne jetën tonë virtuale. Çështja e ngacmimit seksual në rrjetet sociale është prej vitesh një fenomen shqetësues, ndoshta sepse njerëzit stepen disa ta fyejnë apo ngacmojnë dikë personalisht por ama ndjehen shumë të guximshëm ta bëjnë këtë gjë kur kanë një ekran përpara që i distancon dhe i fsheh nga viktima rrjetet sociale, edhe për faktin se për ta është i nevojshëm bashkëveprimi me ndjekësit. Ndaj jo pak herë ka ndodhur që edhe figurat e njohura të ekranit shqiptar të bien pre e ngacmimeve apo provokimeve të ndryshme në rrjetet sociale, madje ka pasur raste edhe të përndjekjes së vazhdueshme nga agresori virtual. Vetëm pak ditë më parë moderatorja e Top Channel, Fjoralba Ponari, mori guximin që ta publikojë me emër e mbiemër mesazhin e ngacmuesit të saj duke e bërë kështu një shembull publik. Po ashtu edhe moderatorja sportive Hygerta Sako, ndër vite është ndeshur me raste ngacmimi nga ndjekës dhe komentues të e saj. E raste të tilla ka shumë, madje të bëra publike nga vetë personazhet publike, ndoshta edhe si një thirrje për t'u dhënë zemër shumë vajzave dhe grave të abuzuara që ta thonë, të flasin, ta bërtasin, abuzimin që u është bërë e të mos i tremben as dhunuesit dhe as mentalitetit të shoqërisë. Sot në “Wake Up”, diskutuam lidhur me fenomenin e dhunës dhe ngacmimeve seksuale, kryesisht ato që vijnë në rrjetet sociale. Moderatoret Hygerta Sako dhe Fjoralba Ponari treguan për publikun rastet e tyre të komenteve negative por edhe të sulmeve fizike. Për herë të parë Fjoralba tregoi për sulmin me thikë që i kanë bërë disa vite më parë dhe për traumën psikologjike që ka kaluar për disa vite me radhë. Po ashtu edhe Hygerta tregoi se abuzuesit nuk bëjnë asnjë dallim mes vajzave të ekranit dhe çdo vajze tjetër që del në rrugë.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 25 Shtator 2026
25/09 10:36
“Kur shohin vajza të bukura thonë kushedi kush e mban këtë”/ Wake Up
25/09 10:23
Ish-banorja e BBV4: Nuk shoh lekët tek partneri, gjërat do t’i ndërtojmë bashkë/ Wake Up
25/09 10:20
“Çunat janë bërë princesha”, Livia dhe Anxhelo: Mashkulli duhet t’i shkojë vajzës/ Wake Up
25/09 10:17
Ish-banorja e BBV4; Po e vuaj sinqeritetin në lëkurën time, nuk bëj intriga!/ Wake Up
25/09 10:15
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
25/09 10:12
Ish-banorja e BBV4: Jam kundra njohjes në rrjete sociale, nuk i jap mundësi askujt!/ Wake Up
25/09 10:11
Ku njihet sot partneri i jetës? Ish-banorja e BBV4 dhe aktori zbulojnë ç’ndodh/ Wake Up
25/09 10:05
Aktori rrëfen si njohu partneren: Një muaj e gjysmë e mezi më pranoi ta takoja!/ Wake Up
25/09 10:05
Olesia Leço: Merruni me fëmijët, mendojmë vetëm tek pragu jonë!/ Wake Up
25/09 09:44
Rea dhe Drini “shtrak-shtruk” shumë me njëri-tjetrin/ Wake Up
25/09 09:37
Sazan Guri: Ka gjyshe që nuk përkëdhelin nipërit, ka rënë zonjëllëku!/ Wake Up
25/09 09:36
Sazan Guri: Është e rëndësishme me kë pi kafen e mëngjesit për tre arsye/ Wake Up
25/09 09:34
Sjelljet toksike që të “helmojnë” ditën, Olesia Leço tregon veprimet e gabuara!/ Wake Up
25/09 09:33
Çfarë të bën të humbasësh menjëherë respektin për dikë?/ Wake Up
25/09 09:17
Të dua si bima që nuk çel kurrë, por mban brenda vetes dritën e luleve të fshehura…/ Wake Up
25/09 09:08
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
25/09 09:07
Moti sot sjell reshje, shtrëngata dhe dëborë në zonat malore!/ Wake Up
25/09 09:07
Wake Up – Emisioni i Plotë, 24 Shtator 2026
24/09 10:25
Ekspertja e ekonomisë: Çiftet e reja po e shohin shtëpinë si një ëndërr/ Wake Up
24/09 10:18