Wake Up/ Uzuni i Kombëtares flet për bojkotin: Kolegët mbajnë familjet me futbollin
08/10/2020 12:06

Myrto Uzuni është njeriu i momentit në kombëtaren shqiptare, pasi 25-vjeçari me ekipin e Ferencvarosh, të cilit iu bashkua vetëm në gusht, ka arritur të realizojë dy gola në Champions League, duke qenë vendimtar në kalimin e ekipit hungarez në fazën e grupeve. I ftuar sot në Wake Up ai ka konsideruar veshjen e fanellës kombëtare si kulmin e karrierës së çdo sportisti dhe që ndjehet shumë i lumtur që arriti të veshe dhe ai fanellën e kombëtares. Por si e gjen ndeshja me Kazakistanin kombëtaren që duket se shkon me shumë mungesa? "Për sa i përket Kombëtares ekipet e tjera kanë kualitet dhe një gol të lumturon shumë. Normalisht mungon një pjesë e mirë e Kombëtares të cilët janë të dëmtuar, për sa i përket Kazakistanit uroj që të fitojmë sepse është mundësia jonë që të jemi të parët në grup. Të rinjtë që kanë ardhur janë me kualitet, uroj që të adaptohen sa më shpejt me ekipin kombëtar dhe të vazhdojnë në këtë rrugëtim. Kushdo që vjen në Ekipin Kombëtar është dyfish i motivuar sepse përfaqëson kombin e tij."- tha Uzuni. I pyetur për përvojën e tij jashtë vendit me ekipet e huaja dhe me çfarë ndodh me futbollin në Shqipëri, ku kohët e fundit është dhe bojkoti i Superligës ai tha: "Me thënë të drejtën në Shqipëri realisht është dyfish e vështirë edhe kur luan por tani në këtë situatë të bojkotit të Superligës është bërë edhe më e vështirë pasi unë kam kolegë në Shqipëri me të cilët kam luajtur që mbajnë familjet e tyre me futbollin. Ndaj uroj që qeveria ti plotësojë kushtet dhe ti kthehemi normalitetit dhe ekipet të kthehen në fushën e lojës"-tha Uzuni.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46