Wake Up/ Urdhri i Psikologut kërkon depistim të popullatës mbi shëndetin mendor
19/05/2020 11:22

Pandemia ka rritur rrezikun e problemeve të shëndetit mendor. Urdhri i Psikologut ka konstatuar gjatë kësaj periudhe një sërë problematikash të shëndetit mendor. Sipas Valbona Treskës, kryetare e Urdhrit të Psikologëve, trauma tërmetit të 26 nëntorit i është mbivendosur traumës së pandemisë. Nivel i lartë i ankthit, ngarkesa emocionale, frikë, konflikte bashkëshortore, çrregullime të sjelljes së fëmijës, çrregullime të gjumit dhe depresion, janë të gjitha pasoja që janë reflektuar te ata që kanë kërkuar ndihmën online të psikologut gjatë pandemisë. Sipas Urdhrit të Psikologut, për gati dy muaj, rreth 130 psikologë ofruan këshillim online për popullatën. Në total pati rreth 800 këshillime, nga të cilat u konstatua se rreth 50 % e njerëzve vuajnë nga ankthi. U konstatua se mosha nga 30 deri në 35 vjeç shfaqën probleme më së shumti të shëndetit mendor dhe nënat e reja dhe adoleshentët rezultuan më të rrezikuarit nga karantina. Ndaj Urdhri i Psikologut rekomandon që: 1. Nisjen e fushatave sensibilizuese për popullatën për marrjen e shërbimeve psikologjike. 2. Nisjen e fushatave sensibilizuese për bashkërendimin e punës dhe të punuarit në ekipe multidisiplinare mjek i familjes-psikolog-psikiatër. 3. Nevojën imediate për depistim të popullatës mbi shëndetin mendor. 4. Nevojën imediate për shtim të numrit të psikologëve të punësuar pranë qendrave të shëndetit mendor në rang vendi, të cilat ofrojnë ndihmën falas për popullsinë. 5. Nevojën imediate për shtim të numrit të psikologëve të punësuar pranë qendrave spitalore në rang vendi. 6. Nevojën imediate për shtim të numrit të psikologëve pranë bashkive në rang vendi, që mbulojnë me shërbim çerdhet dhe kopshtet. 7. Nevojën imediate për shtim të numrit të psikologëve të punësuar në shkollat e sistemit 9-vjeçar dhe të arsimit të mesëm (një problematikë e hershme kjo).

Wake Up – Emisioni i Plotë, 19 Nëntor 2026
19/11 10:59
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
19/11 10:49
Çfarë është një agjent i Inteligjencës Artificiale?/ Wake Up
19/11 10:27
Kurse 10 ditore për të mësuar Inteligjencën Artificiale/ Wake Up
19/11 10:25
Si mund t’i marrim më të mirën I.A. për të lehtësuar punën tonë?/ Wake Up
19/11 10:14
“Tregu i punës ka ndryshuar, avantazh mënyra si i qasesh Inteligjencës Artificiale”/ Wake Up
19/11 10:13
Adi pa se idetë e Silvës nuk ishin shumë shtrak-shtruk/ Wake Up
19/11 10:03
Arjan Ymeri: Kemi fluks aplikimesh në Akademinë e Sipërmarrjes!/ Wake Up
19/11 09:50
Arjan Ymeri: Kemi fluks aplikimesh në Akademinë e Sipërmarrjes!/ Wake Up
19/11 09:38
Çfarë po testohet në bujqësi përmes teknologjisë?/ Wake Up
19/11 09:37
Talentet në diasporë, Arjan Ymeri: Po i sjellim drejt Shqipërisë!/ Wake Up
19/11 09:37
Si ka ndryshuar ekosistemi i sipërmarrjes në Shqipëri që prej një dekade!/ Wake Up
19/11 09:34
Cilat janë “startup-et” që po gjenerojnë të ardhura të mëdha në vend?/ Wake Up
19/11 09:32
A po e përdorni I.A. në punën tuaj dhe si?/ Wake Up
19/11 09:18
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
19/11 09:11
Mbaji pranë ata me të cilët përputhesh, të tjerët lëri të shkojnë…/ Wake Up
19/11 09:11
Mot me vranësira dhe shi, herë pas here priten dhe shtrëngata/ Wake Up
19/11 09:10
Wake Up – Emisioni i Plotë, 18 Nëntor 2026
18/11 10:45
Specialisti imobiliar zbulon zonat ideale për të blerë shtëpi në Tiranë!/ Wake Up
18/11 10:28
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
18/11 10:15