Wake Up/ Urdhëri i Farmacistit: Jo ne, tjetërkush inkurajon përdorimin e maskave të skaduara
07/05/2020 11:50

Farmacistët gjatë kësaj kohe janë përballur me shumë probleme. Sipas Dëfrim Gomës, Sekretar i Përgjitshëm i "Urdhrit të Farmacistit", një fenomen që po ndodh aktualisht është se shumë farmacive po ju skadojnë barnat të cilat duhet të tregtoheshin gjatë kohës së pandemisë dhe kjo është një humbje tjetër për farmacitë dhe askush nuk e rimburson. Por çfarë do të ndodhë me barnat e skaduara. A janë qytetarët e sigurt që do të ketë kontroll dhe menaxhim të kësaj situate apo rrezikojmë që këto barna të skaduara, të na shiten? Dëfrim Goma, i "Urdhrit të Farmacistit" shprehet se nuk janë farmacistët ata që inkurajojnë dhe tregtojnë barna apo masa mbrojtëse të skaduara. "Të jeni të sigurt që e gjithë humbja do të jetë e farmacistëve. Farmacistët nuk guxojnë që të shesin një ilaç pasi i ka kaluar afati i përdorimit. Nuk janë farmacistët që po tregtojnë apo kanë inkurajuar njerëzit të përdorin produkte të skaduara. Kemi parë këto kohë të tjera raste ku është inkurajuar përdorimi i materialeve mbrojtëse të skaduara që një farmacist kurrë nuk do ta bënte as në aspektin ligjor, sepse është e ndaluar me ligj, por as në aspektin profesional, sepse i shkakton një dëm personit që e përdor. Publikisht keni parë që është inkurajuar përdormi i maskave të skaduara dhe u është thënë njerëzve që këto maska janë të skaduara por janë të efektshme. Nuk janë farmacistët që i kanë tregtuar ato apo u kanë thënë njerëzve këtë gjë. Unë jam farmacist vetë dhe nuk do ta thoja kurrë një gjë të tillë dhe as nuk do të tregtoja një mall të skaduar. Për ne si farmacistë është e pakonceptueshme dhe e paimagjinueshme që të dilet publikisht dhe të thuhet që kjo maskë është e skaduar por ka efekt. Efekti i çfarëdolloj produkti nuk përcaktohet me deklarata publike por pasi të kryhen analizat laboratorike që ta vërtetojnë se ky produkt e ka akoma vlefshmërinë dhe e mbron personelin shëndetësor nga KOVID-19, pra duhet të flasin specialistët. Por të dalësh publikisht dhe të thuash po e vendos unë këtë maskë të skaduar dhe s'po më gjen asgjë është e pakonceptueshme."- tha Dëfrim Goma, i "Urdhrit të Farmacistit" duke iu referuar në fakt daljes publike të Kryeministrit, Edi Rama i cili pati deklaruar në fillim të marsit se maskat e shpërndara për personelin shëndetësor që nuk është i përfshirë drejtpërdrejtë në frontin e parë në perimetrin e luftës ndaj koronavirusit, mund të përdoren edhe pas datës së skadencës jashtë sallave kirurgjikale.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30