Wake Up/ Tri gratë e Blendi Fevziut dhe borxhi i shlyer me “Tirana e Nonës”
06/11/2019 13:43

Blendi Fevziu, prezantoi sot në "Wake Up", për herë të parë librin e tij të fundit me titull: "Tirona e Nonës", i cili prej kohësh ka zgjuar kuriozitet tek lexuesi. Librin ka nisur ta shkruajë në udhëtim e sipër, sapo avioni është ngjitur në fluturimin e radhës dhe e ka vijuar më pas për rreth dy muaj ku të mundej, në zyrë, shtëpi, hotel, avion, në tren, në plazh...etj. Pra, duket si një libër i bërë me një frymë, ose e thënë ndryshe pa një shkëputje të gjatë në kohë. Sikurse e thotë edhe vetë ai ky libër nuk është një roman, as një libër për kujtimet e fëmijërisë por më konkretisht është shkruar për tre njerëz të rëndësishëm që shënjuan fëmijërinë e tij. Bëhet fjalë për tre plaka siҫ i quan ai, të cilat investuan gjithҫka që dinin dhe kishin në formimin e një fëmije. Ato ishin stërgjyshja e tij, Nigjari ose Nona siҫ ai e quan në libër. E dyta ishte motra e stërgjyshes, Ganimeti ose teta Meti siҫ i thërriste ai. E treta ishte Sybija ose shkurt Bibia e cila do të ishte si një nënë më shumë për mamanë e Fevziut. Ai nuk mund të harrojë, rrëfimet e tyre të mrekullueshme për qytetin, pushtetin, fuqinë, dështimin, modestinë dhe zvetënimin. Po ashtu libri tregon edhe për transformimin e Tiranës së dikurshme dhe për këtë arsye autorit i është dashur që të hulumtojë në dokumente, fotografi, shënime apo letra të vjetruara. Që në hyrje të këtij libri, Fevziu thekson se ia dedikon atë dy vajzave të tij Alis dhe Mishel, me bindjen se një ditë ato do të jenë kuriozë për rrënjët e tyre dhe të kaluarën e këtij qyteti ku po jetojnë.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 26 Nëntor 2026
26/11 10:53
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
26/11 10:34
Pushoheni nga puna pa të drejtë? Avokati: Duhet të merrni deri në 19 rroga/ Wake Up
26/11 10:28
Avokati: Fyerjet në vendin e punës ndodhin më shumë në shtet se në privat!/ Wake Up
26/11 10:25
Avokati: Ruani çdo mesazh apo prova të ngacmimeve në telefon dhe rrjete sociale!/ Wake Up
26/11 10:18
Fyerja e kolegut mund t’ju kushtojë deri në një vit burg! Avokati: Çfarë duhet të bëni?!/ Wake Up
26/11 10:12
Avokati zbulon rastin e ngacmimit seksual në një media, ja çfarë bëri pronari?/ Wake Up
26/11 10:04
Rita marakosej se mos Ariani do “shtrak-shtruk” gjithë natën!/ Wake Up
26/11 10:00
Urat problematike në Shqipëri, eksperti shpjegon arsyet!/ Wake Up
26/11 09:59
Gjeologu: Kemi humbur vijë bregdetare në këto zona!/ Wake Up
26/11 09:40
Lumenjtë e Shqipërisë, së shpejti një hartë për gjendjen e tyre!/ Wake Up
26/11 09:30
7 vjet nga tërmeti i nëntorit, gjeologu: Nuk kemi ende eurokode!/ Wake Up
26/11 09:29
Çfarë rutinash nuk duhet t’i mungojnë mëngjeseve tuaja?/ Wake Up
26/11 09:14
A nuk ishte qëllimi të jetoje i lirë? As t’u bëje përshtypje njerëzve që do të harrojnë që nesër…
26/11 09:13
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
26/11 09:12
Mot me shira me intensitet të lartë, priten përmbytje në këto qarqe të vendit/ Wake Up
26/11 09:11
Wake Up – Emisioni i Plotë, 25 Nëntor 2026
25/11 10:45
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
25/11 10:19
Konsulenti dhe eksperti i hoteleri turizmit: Pikat kyçe se si mund të rrisim një biznes/ Wake Up
25/11 10:18
Ermal Hasimja: Nuk kam qenë kurrë në komisariat, ndalimi im i paligjshëm!/ Wake Up
25/11 10:08